KJO VPĖR E
SHTJEFĖN GJEĒOVIT RIBOTOHET SIPAS BOTIMIT TĖ VITIT
1933 SHTYPUR NĖ
SHKODĖR Biografia Shtjefėn
Konstantin Gjeēovi lindi nė Janjevė mė 12 korrik 1874. Mėsimet fillore i
kreu nė vendėlindje, kurse mė 15 gusht tė vitit 1888 hyri nė urdhėrin
franqeskan nė kuvendin e Fojnicės (Bosnje). Mėsimet liceale e filozofike i
vijoi nė kuvendet franqeskane tė Dėrvendės dhe Banja Llukės, nersa ato
teologjike nė Kreshevė. Shėrbeu si famullitar nė Pejė, Rubrikg, Laē tė
Kurbinit, Gomsiqe, Durrės, Vlorė, Shkodėr, Zym, etj. Ishte edhe mėsues i
gjuhes shqipe nė Borgo Rizzo tė Zarės. Shtjefėn
Gjeēovi, veē famullitar dhe mėsues, ishte edhe studius i palodhėshėm i
ēėshtjeve tė ndryshme shkencore. Mblidhte dhe studiante materiale
etnografie, hitorike, gjuhėsore e arkeologjike. Botoi, me emėr tė plotė
ose me pseudonimt Lkeni i Hasit e Komnen edhe Kanina, shumė shkrime nėpėr
tė pėrkohshmet e ndryshme si tė
Albania, Hylli i
Dritės, Populli, Brezi i ri, etj. Megjithatė,
veprimtaria e Gjeēovi nukė kufizohet vetėm nė artikujt e gazetave, por ky
ishte edhe njė pėrkthyes i sukseshėm dhe njė autor i veprave originale. Mė
1904 botoi veprėn Jeta e shė Luēis, pajtores sarkidieēezit tė Durrėsit,
me 1905 shkroi tragjikomedinė Markhulli Kryqytas. Veprėn Agimi i
Gjytetniis e botoi nė Shkodėr mė 1910. nė vitin 1912 shqipėroi dhe botoi
dramėn Atil Riguli tė poetit italian Pjetro Metastasio. Mė 1912 pėrktheu
Shna Ndou i Padues tė A. M. Dal-Gal, pastaj Vajza e Orleansit ose Joana
dArt tė Bergamos, e poashtu, shkroi edhe dramėn Mojsi
Golemi. Shtjefėn
Gjeēovi dha Kontributin e tij edhe mė lėmin e arkeologjisė. Ky arriti tė
mblidhte e radhiste materiale arkeologjike, duke kriuar kėshtu njė
koleksion tė pasur arkeologjik nė muzeumin franqeskan tė Shkodrės. Nė
lėmin e arkeologjis dallohet studimi i tij me titull Trshigime
thrako-iliriane qė botohej nė revisten populli, e mė von edhe nė Hylli
i Dritės. Por , vepra mė e
rėndėsishme e Shtjefėn Gjeēovit ėshtė pėrmbledhja e rregullave tė sė
drejtės zakonore dhe dokeve tė popullit me titull Kanuni i Lekė
Dugagjinit, disa kapituj tė tė cilit filluan tė botoheshin me 1913 dhe
vazhduan mė vonė nė Hylli i Dritės, por qė dolėn si libė nė vete mė
1933, pra pas vdekjes sė Gjeēovit. Pėrmbledhjen e tij, ecila ishte nė
dorėshkrim, e rėnditėn, plotėsuan dhe e botuan etėrit franqeskan si vepėr
postume. Kjo, ėshtė pėrmbledhja e sė drejtės zakonore shqiptare, me
rėndėsi tė madhe pėr studime nė disiplina tė ndryshme shkencore. Nė
Shtjefėn Gjeēovin u bė atentat nė afėsi tė fshatit Zym mė 14 tetor 1929
nga gjandarėt jugosllavė.
|