L I B R I I PARĖ
. KISHA Artikull
i parė. PJESA QYTETNORE KRYE I PARĖ Hija
e kishės, Vorret, Pronet e pasunija e Kishės, Famullitari, Rrogtari,
Puntorija e Kishės NYE I PARĖ Hija e Kishės. | ||
|
§. 1. Kuptimi i hijes sė
Kishės Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin
kufini I tokės, nė tė cillen asht nertue: a)
Kisha b) bana (qela) e
famullitarit. §. 2. Tagari i
Kishės Kisha ban
tym nė famulli. 1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokė e shpija mbrendė e jashta famullijet. 2.- Kisha ka pjesė nė mal, nė vrri, ndujė e nė mulli tė kujris sė famullis. 3.- Kishės i duhet ba pjesė nė giobė tė famullis. 4.- Kisha ka tager me ble e me shitė, si edhe me marrė e me mbajtė tė falunat, qi i vijnė prej bujaris sė bamirve e me i vendue si ta shofė vetė me udhė. §. 3. Paperlimsija e
Kishės. Kisha
nuk giobitet. Kisha ska peng me
kend. 1.- Kisha gjindet e vendosne nen sundim tė
tė Parit tė Fes e jo nen ligjė tė Kanunit: prandej Kanuni smund ti vejė
kurrnji barrė kishės, veē se ka detyrė me i dale zot, kur kjo hupė ndihmen
e tij. 2.- Me bijtė ndonji kundershtim ndermjet
kishės e famullis, famullia smund ti lypė peng kishės; veē do tė bajė
vaj te i Pari i Fes te Ipeshkvi e gjygjit tė kėtij, si kasha si
famullia, do ti rrijn pa fjalė. 3.- Per ēdo mungesi, qi kisha mundet me ba
nė sy tė famullis, kishės smund ti mirret gioba, vetun I vehet me la
damet, qi tjenė ba per shkak tė saj. 4.- Kisha sep pagesa as del nushtri, as u
qet buken djemve tė Bajrakut, as shkon angari nder punė tė famullis. Veē
se kur famullia dan me ba ndoi punėper me mbajtė a per me shtue pasunin e
kujris sė vendit, nė tė cilin kasha tė ket pjesė, kjo, atėherė, asht nė
detyrė me la pare, me qitė buken e me que puntorin nė punė, mbas mndyert
qi famullia ti a u ketė da tė gjithve pėr tym. §. 4. Ndera e
Kishės. Kisha shpatė e konop
ska. Kush dhunon Kishėn, dhunon
Famullin. Nderen e Kishės e lypė
Famullia. Kishės, mullinit, farkės e
tragtores nuk i pritet kush mik. 1.- Kush dhunon kishėn ka detyrė gioben a) kishės, b) famullis, c) Flamurit (Bajrakut).- Dhunon
kishėn njaj, qi fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend nė
Hije tė kishės. 2.- Gioben fajtorit i a merr famullia e jo
kisha; pse kisha shpatė e konop ska 3.- Kush vritet a rrihet qa nė ēė farė-do mndyre
koritet prej kuejt, tuj hi a tuj dalė prej hijes sė kishės, marre kishės
nuk i len; pse kishės si pritet kush mik. 4.- Por, me pasė me krisė pushka jashta Hijes sė kishės e me i ra kush ndoren kishės, atėherė aj njifet miku i kishės; e me pasė me i a ēartė kush ndoren kishės, famullia asht nė detyrė me e ēue nderen e saj nė vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.- Gelliuws, b. 10. c. 15.-) NYE I
DYTĖ Vorret. §: 5.- 1.- Nė vorre tė njij vllaznije a tė njij fisi
shin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit tjeter.- Po e bani kush ket
punė pa leje tė vllaznis a tė fisit, tė cilit janė vorret, Kanuni i venė
detyrė me nxjerrė tė deknin prej vorrit tė huej. 2.- Me ardhė me ngulė nė katund nji shpi, qi
ska vllazni as, fis, tė pelqyemit tė katundit, i caktohet vendi i vorrete
nder tė famullis, tuj i a vu detyrė me ble qira a ndoi send tjeter per
lter. 3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet kuej, e
kush vret a rreh kend nder vorre, bjen nė giobė si per Hije tė
kishės. NYE I
TRETĖ Pronet e Pasunit e
Kishės. §. 6. Pronet e pasunija e kishės janė tė
paprekshme. 1.- Pronet e pasunija e kishės janė tė
paprekshme e smundet kush me vu dorė mėto. 2.- Pronet e pasunija e kishės janė nen roje tė
Mesharit tė kishės e tė famullis. 3.- Atė, qi guxon me shty kah pronet e pasunija
e kishės, e bjen nė mend famullija ēmon damin, qi do ta lajė
damēori. 4.- Kur ndokush ti a baj dam kishės kahpronet
e pasunija, famullija ēmon damin, qi do ta lajė
damēori. 5.- Kush vjedhė gjanė e kishės, posė se do ta
kthejė at gja mbas kanunit tė vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrė me
i la gioben kishės pėr nderė tė marre, e gioben famullis per ndore tė
ēartune, pse kisha asht ndorja e famullis 6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrė
vesh dhunaq, qi i ka ba kishės, i bjen nė dorė Meshtarit tė
Famullis, tuj i a kthye gjanė e vjedhme, ska detyrė kurrfarė giobet:
Meshtari ka tagar me e falė. 7.- Me pasė me i ra cubi nė dorė Meshtarit mbasi
ky ta ket laēit vjedhsin nė famulli, famullija ka tagar me i marr gioben
si per vendi si per kishė, edhe pse famulltari ta ket falė vgabimin, me
gjith gja tė vjedhne. §.7. Rregullimi i pasunis sė
kishės 1.- Pronet e pasunin e kishės rregullon
Famulltari, e famullija nuk ka tagar me lypė arsye Famulltarit per
perdorim tė frytit tė xjerrun prej pasunis sė
kishės. NYE
I KATERT. Meshtari i Famullis, ase
Famulltari. §. 8. Temnuemit e
famulltarit. 1.- Famulltarin e ven Ipeshkvi nė Famulli, dhe
Ipeshkvi vetun ka me hjekė prej Famullije. §. 9. Tagari e detyrėt e
Famulltarit. 1.- Famulltari ka tagar me mėsue e me qortue
Famullin e me i krye zyret e Fes gjithsi ta lypė puna e shpirtit, e
kurkush i famuulis ska pushtet me i u pėrzie nder detyrė tė
Meshtaris. 2.- Famulltari, pėr sherbim, qi i ban Famullis,
ka tagar me marrė tė dhetat e kishės, mbas Kanunit tė vendit ku gjindet
kisha. 3.- Famullia nuk ka detyrė me i a ēue
famulltarit tė dhetat te dera; Famulltari do ti nxjerrė e do ti bajė me
puntorė tė vet. 4.- Famulltari ka tagar me marrė frytin e
pasunis sė kishės si tė tokave, ashtu dhe gjave tė gjalla, e kurrkush per
te smund ti lypė arsye perposė tė Parit tė vet. 5.- Famulltari ka detyrė me i ba Famullis gjith
at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a ven barrė Kanuni i kishės; e ma
teper edhe do sherbime, si me thanė; me bekue shpijat, me thanė Meshė
ndoi herė nė motmot nder vorre tė largta prej kishės sė Famullis
etj. §. 10. Vehtja e Famulltarit asht e
paprekshme. Prifti asht ndorja e
Famullis. Prifti sbjen mė
gjak. Prifti sēohet nė
be. 1.- Kush ven gjojė nė Famullitar, a e shan e i
germushet, e ven dorė mė te rreh, ase e vret aj do ti perligjet Famullis
nė mėndyrė tė Kanunit tė vendit. Famullija asht nė detyrė me e lypė nderen
e Famullitarit tė vet. 2.- Me vra kush Famullitarin, gjaksin e ndjek
Famullija, Bajraku e shpija e tė vramit. 3.- Me vra dorėrasi prej Famullije a prej
Bajrakut, shpija e Meshtarit, nuk mund tė vrasė tjeterkend prej shpis sė
gjaksit; pse ndryshej e ēon gjak te shpija. 4.- Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari
sgiobiten, edhe Meshtari nuk bjen nė gjak: gjakun e ban shpija e
Meshtarit 5.- Rrallė e gati kurr sēohet Meshtari nė be 1) e vetun per punė tė madhe
fort. 6.- me ndollė qi Meshtari ēohet nė be, a per me
dlirė vendin a per poronik, ky vetem do tė njehet e do zehet per
njizet-e-kater vetė. 7.- Kur Meshtari ban be, tuj kenė se xehet per
njeri i drejt e i kushtuem sė Drejtės sė pasosme, nuk lypet qi ai tė
perkasė Unjillin me dorė; por mjafton qi tė shqyptojė fjalėt e bes para
Unjillit. 8.- Me ra Famulltari nen giobė se kapė Kanuni: asht puna e
tė Parit tė vet. 9.- Po kje teper i randė faji i Meshtarit ndaj
Famiullin, Meshtari do ti shtrohet gjygjit tė Kanunit. I Pari dergon nji
Meshtar tjeter me shtrue pengun nė Kanu nemen tė
Famullitarit. 10.- Meshtari i Famullis mundet me i u matė edhe
me i ra ndokuj e me gjith
kėta si lshon marre as tė rrahunit as vetė nuk bjen nė fjal para
Kanunit. NYE
I PESĖT Rrogtari i
Kishės. §. 11.- 1.- Rrogtari i kishės asht lirė me punue nė
shtek tė vet. 2.- Rrogtari i kishės kudo tė shkojė e per ēė
do fjalė qi do ti trokllojė kuej te dera mbas urdhnit tė zotnis sė vet,
aj shkon e tregon nemen tė Famullitarit. 3.- Me e tundre kush rrogtarin e kishės me fjalė
a me punė, zehet se tundon Famullitarin, e bjen nė giobė tė kishės mbas
Kanunit. 4.- Gioba, qi mirret per punė tė rrogtarit tė
kishės, nuk i perket rrogtarit, por kishės e
katundit. 5.- Me vra kush rrogtarin e kishės, dorėrasi per
nė kjofėt i Famullis sė vendit, ndiqet vetem prej shpis sė tė vramit; por,
nė kjoft se asht i katundit tė huej, atėher e ndjek edhe Famullija, nė tė
cilin rrogtari kje vra. NYE
I GJASHTĖT. Punterija e
Kishės. §. 12. 1- Me nga kush puntorėt e kishės, bjen nė giobė
tė Famullis. 2.- Sado puntorė me pasė pėr tė kenė nė punė tė
kishės gergasi lan vetem nji giobė, por ma tė randė. 3.- Gioba, qi merret per ngase tė puntoris sė
kishės, dahet ndermjet kishės e puntorve. Artikull i
dytė. PJESA NDESHKIMTARE NYE
I SHTATĖT. Amtyra e
ndeshkimeve. §. 13. Kuptimi i
ndeshkimit. Per
ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit tė ligjshem i pertrihet
kuej per tė bam. §. 14. Tė
caktuemit e ndeshkimeve. Vetem Bajraktari me krenė, e ndoi herė edhe me tė parė tė kishės, ka tager me i a caktue ndeshkimin fajit tė bam kundra kishės. §. 15. Tė
dhanunat e ndeshkimit. Fajtori, qi ka fye kishėn, ndeshkimi i epet prej krenėve e prej vogjliet. §. 16.
Cilltia e ndeshkimeve kundra fajtorve tė kishės Ndeshkimet, qi nepen per faje tundra kishės, janė njikėto: a)
Tė
gjykuemt per dekė; b)
Tė
xjerrunt prej Bajrakut me rob e robi; c)
Tė
djegunt e shpis ; d)
Tė
Lanunt e tokės djerr a tė premt e pemve; e)
Gioba me gja tė
gjalla ; f)
Gioba me pare. V.O. mbas kanunit gioba me pare mundet me u
la me do gja, tuj dhanė okėn e drithit 1 grosh, okėn e rakis 5 grosh, e
kan e hullis 400 grosh. NYE
I TETĖT Caktimi i ndeshkimit mbas cillsis sė
fajit. §. 17.- 1.- Kush then kishėn, asht i djegun e i pjekun e
i qitun me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori dorėrasi bahet batare
prej Bajrakut, e shkon gjakhupė. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e
blen token e tij, e ēmimi i saj i shkon kishės sė
thyeme. 2.- Kush vjedhė gjan e huej e shkon e e mshehė
nė kishė, pa dije tė Famullitarit, i ka detyrė kishės 1000 grosh giobė per
nderė tė marre, e 100 desh e 1 ka giob Bajrakut, posė gjasė, qi do ti a
kthejė tė zott nė mėndyrė tė Kanunit. 3.- Kush tė vjedhė gjanė e gjallė tė kishės, mė
rreth kupreshin Kanuni, ka me la dy per nji, si
gjithkuej. 4.- Kush tė vjedhė nė qelė a banė tė
Famullitarit, do tė lajė dy per nji gjan e vjedhne, 100 grosh kishės, per
nder tė marre, e 100 desh e 1 ka giobė Bajrakut. 5.- Aj, qi shan a ven gojė mė Meshtar tė
Famullis perpara popullit, ka 100 grosh giobė kishės, e 100 desh e 1 ka
giobė Bajrakut. 6.- Aj, qi i kercnohet a i germushet
Famullitarit, do ti laj10 desh giobė. 7,- Kush ti shpifet Meshtarit nė punė tė rėnd
kah ndera, ka shpin e djegun e 100 desh e 1 ka giobė
Bajrakut. 8.- Me vu kush dorė mė Meshar, me e rrahė, me e
shty a se me pshty, aj digjet e piqet e qitet jashtavendit, tuj i a lanė
token bar (djerr) per disa vjet. 9.- Ai, qi vret Meshtarin, bahet batare prej
Bajrakut e gjaku i hupė. Ma teper i digjet shpija, toka i lihet bar,
pemėt, vneshta e kopshtijet i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet
e tija jesin per kishė; por vllaznija munden me i shperblye me
pare. 10.- Me i folė ndokush keq, a me nga rrogtarin e
kishės, aj do tapė 10 desh giobė Bajrakut, a se edhe ma, mbas rendis sė
fajit. 11.- Aj qi vret Rrogtarin e kishės, po ke dorasi
i katundit, i digjet shpija e i merren 100 desh e 1 ka per
giobė. 12.- Me nga kush me fjalė a me punė puntorėt e
kishės, fajtori do tė lajė gioben e 10 deshve. 13.- Aj, qi si vehet ndeshkimit tė kishės e tė
Kanunit, Bajraku do tė mblidhet tok te shpija e tij e do ti marr gjithshka
nė ket vathė.
|
|