| ||
|
L I B R I I G J A S H T Ë
T. TË DHANUNAT. NYE I
TETDHETEDYTË. Uhaja. §.499. Kanûja e malevet nuk njef uhà me shtojca
fitimesh (Fajde). §.500. Kanûja njef uhà të fjeshtë: sà të dhaçë ké
me më dhânë. §.501. Per me shndoshë pûnen e uhas e per me
largue çdo dyshim pabesije per uhà të dhânun, mùnd të mirret
pengu. §.502. Pengu perbahet prej njij sendi, qi të két
çmim a sà uhaja e dhânun, a edhè mâ teper. §.503. Pengu, qi mirret per uhà të dhânun,
mùnd të xêhet si "Peng hupës". §.504. Pengu i hupun xêhet atëherë, kùr aj, qi mêrr uhà, i lidhet uhasit a me prû uhàn në ditë të caktueme, a me lânë pengun, qi të hupë. §.505.
Uhaja e prûme në
ditë të caktueme e shperblen pengun. §.506. Po s'u prû uhaja në ditë të caktueme e
nuk erdh mârrsi me u pà me uhasin, ky kà tager me shitë pengun e me xjerrë
uhàn e vet. §.507. Dita e caktueme viion mié në
prendim të diellit e uhasi do t'a presë detyrsin mjé në prendim të
diellit, po s'erdh, pengu i shitet. §.508. Shka t’i dalë teper uhas së dhânsit
prej pengut të shitun, do t’i a dorzojë të zot't të
pengut. Oroe. Mbas parimeve të permenduna e mbas kallximît
të burrave të lashët, Shqyptarët e hershëm të Malevet Vona nuk kàn pasë
diejtë as me dhânë as me mârrë uhat me shtojca fitimesh, ky ves i
mbrapshtë fôrt voné do të két hi. NYE I
TETDHETETRETË. Vadja. §.509. Vadja e uhave âsht nji kohë e caktueme, në
të cillen detyrsi do t'i a çoië të zot't uhàn e
mârrun. §.510. Uhaj a mùnd t'epet me besë e burrni, me
dorzâni a edhè vetem tuj e shndrrue me peng. Mbi pêgje shif. Liber IV, Nye
LXXXII, "Uhaja", £56. KRYE
I GJASHTMBDHETËT. E
FOLMJA, E FALMJA NYE
I TETËDHETEKATERT. E Folmja. ‘’E
folmja âsht në fund të kuletës". §.511. E folmia âsht prêmtimi i njij sendi, qi i
bân kush kuej per nji mùnd, qi do të hjekë. §.512. E folmja premtohet: per nji pleqni,
per nji udhtim a shtegtim, per pajtlm të gjakut, per shkuesi a per
mjek. §.513. E folmja perbahet prej njij çmimi, qi mùnd
të mbrrijë mjé në 500 grosh. §.514. E folmja premtohet edhè pà eper mendë
caktimin e çmimit me të holla, b.fj. Ke nji parë opanga të holla, per në
m'a marosh két a at pûnë. Opangat e holla kàn çmim 10,20 mjé 25 grosh.
Opangat e trasha prej 50, 100 mj é në 500 grosh. Oka e kafes prei 50 mjé
në 500 grosh. Oka e kafes kokerr xêhet e caktueme per 9
grosh. §.515. Po s'e ndreqi pûnen plaku, udhtari, shkuesi
etj., të folmet nuk epen, as kanûja s'i a gjegjë vajin per pûnë të
pakryeme. §.516. Si t'a ndreqë pûnen, shka t’i két folë kush kuej, do t’i apë, sepsé "E folmja âsht në fund të kuletës". NYE
I TETËDHETEPESËT. E
Falmja. “Fala, s’të fala. Kanuja s’e
kapë”. §.517. Po i thae kuej, sè don me i a falë két a at
send, e rnbrapa e hàngre fjalen t'ande, me ‘’fala, s't'a fala", kanùja nuk
të nget me peng e me plak. §.518. Je i lir me mbajtë burrnin fande, jé i lir
me u shburrnue. §.519. Kanûja thotë: Ftyren e vrugnueme në daç laje, në daç zezoje edhè mâ.
|
|