kein Bild

kein Bild

kein Bild

kein Bild

 Kosovë, urime Pavarsia

Rrezoluta 1244

Qershor 1999

Organizata e Kombeve të Bashkuara - Rezoluta 1244

E miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e 4011-të mbajtur më 10 qershor 1999

Këshilli i sigurimit,

Duke i pasur parasyshpërcaktimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe përgjegjsinë primare të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare,

Duke rikujtuar rezolutat 1160 (1998) të 31 marsit 1998, 1199 (1998) të 23 shtatorit 1998, 1203 (1998) të 24 tetorit 1998, dhe 1239 (1999) të 14 majit 1999,

Duke shprehurkeqardhje për mospajtueshmëri të plotë ndaj kërkesave të këtyre rezolutave,

Të përcaktuar për zgjidhjen e situatës së nderë humanitare në Kosovë, Republika Federative e Jugoslavisë, dhe garantimin e kthimit të lirë dhe të sigurt të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre,

Duke dënuar të gjitha aktet e dhunës kundër popullatës së Kosovës dhe aktet terroriste të cilësdo palë,

Duke rikujtuardeklaratën e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm më 9 prill 1999, në të cilën shpreh brengosjen e tij ndaj tragjedisë humanitare në Kosovë,

Duke riafirmuar të drejtën e të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur për t'u kthyer në shtëpitë e tyre të sigurt,

Duke rikujtuar juridiksionin dhe mandatin e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë,

Duke mirëpritur parimet e përgjithshme të zgjidhjes politike të çështjes së Kosovës të miratuar më 6 maj 1999 (S/1999/516, aneksi 1 i kësaj rezolute) dhe duke mirëpritur gjithashtu edhe pranimin nga ana e Republikës Federative të Jugosllavisë të këtyre parimeve të vëna më parë në pikat 1 deri në 9 të dokumentit të prezantuar në Beograd më 2 qershor 1999 (S/1999/649, aneksi 2 i kësaj rezolute), dhe pajtueshmërinë e Republikës Federative të Jugosllavisë ndaj këtij dokumenti,

Duke riafirmuar detyrimin e të gjitha Shteteve Anëtare ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe të Shteteve të tjera në rajon, të theksuara në Aktin Final të Helsinkit dhe aneksin 2,

Duke riafirmuar thirrjen në rezolutat e mëparshme për autonomi themelore dhe vetë-administrim për Kosovën,

Duke përcaktuar atë se situata në rajon vazhdon ta kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,

Të përcaktuar për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e personelit ndërkombëtar si dhe implementimin e obligimeve, nga të gjithë të interesuarit, që dalin nga Rezoluta e tanishme, dhe duke vepruar për këto qëllime sipas Kapitullit të VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara,

1. Vendos, që zgjidhja politike e krizës së Kosovës duhet të bazohet në parimet e përgjithshme të aneksit 1 dhe më tej në ato të elaboruara në parimet dhe elementet e tjera të kërkuara në aneksin 2;

2. Mirëpret pranueshmërinë nga ana e RFJ-së, të këtyre parimeve dhe elementeve të kërkuara, të referuara në paragrafin 1, dhe kërkon bashkëpunim të plotë të RFJ-së, në implementimin e shpejtë të tyre;

3. Kërkon veçanërisht që Republika Federative e Jugosllavisë të vëjë një përfundim të menjëhershëm dhe të verifikueshëm të dhunës dhe represionit në Kosovë, dhe të fillojë që ta kompletojë në faza tërheqjen e verifikueshme të të gjitha forcave ushtarake, policore dhe paramilitare nga Kosova duke u bazuar në planin e shpejtë, me të cilin vendosja e prezencës së sigurisë ndërkombëtare në Kosovë do të jetë e sinkronizuar;

4. Konfirmonse pas tërheqjes sipas marrëveshjes, një numër i ushtarakëve dhe policëve jugosllav dhe serb, do të lejohet të kthehen në Kosovë për t'i kryer funksionet e veta bazuar në aneksin 2;

5. Vendos mbi zbarkimin e trupave në Kosovë, nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara, të prezencës ndërkombëtare civile dhe të sigurisë, me paisje adekuate dhe personel sipas nevojës, dhe mirëpret marrëveshjen e RFJ-së ndaj këtyre prezencave;

6. Kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm që të emërojë, në konsultim me Këshillin e Sigurimit, një Përfaqësues Special për të kontrolluar implementimin e misionit civil ndërkombëtare, ndërsa më tej kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm ta këshilloj Përfaqësuesin Special që të bashkëpunoj ngushtë me misionin e sigurisë ndërkombëtare për të garantuar se që të dy misionet veprojnë në drejtim të qëllimeve të njëjta dhe se mbështesin njëra-tjetrën;

7. Autorizon Shtetet Anëtare dhe organizatat relevante ndërkombëtare që të krijojnë praninë e sigurisë ndërkombëtare në Kosovë siç theksohet në pikën 4 të aneksit 2 me të gjithë mjetet e nevojshme për t'i përmbushur përgjegjsitë e tyre që është në paragrafin 9 në vijim;

8. Afirmojnë nevojën për një vendosje të shpejtë të një pranie efektive civile ndërkombëtar dhe ushtarake në Kosovë, dhe kërkon që palët të bashkëpunojnë plotësisht në vendosjen e tyre;

9. Vendosë që përgjegjësi e pranisë së sigurisë ndërkombëtare, e cila do të vendoset dhe do të veprojë në Kosovë, do të jetë;

a. Frenimi i luftimeve të rifilluara, duke mbetur aty ku është e domosdoshme për të detyruar armëpushimin, dhe për të garantuar tërheqjen dhe parandalimin e hyrjes në Kosovë të ushtrisë, policisë dhe forcave paramilitare të RFJ-së, përveq siç është paraparë në pikën 6 të aneksit 2;
b. Demilitarizimi i UÇK-së dhe grupeve të tjera të armatosura shqiptare, siç kërkohet në vazhdim në paragrafin 15;
c. Krijimi i një ambienti të sigurt ku refugjatët dhe personat e zhvendosur mund të kthehen në shtëpi të sigurt, që prania ndërkombëtare civile të mund të veprojë, që të krijohet administrata tranzicionale, dhe që ndihmat humanitare të mund të shpërndahen;
d. Garantimi i sigurisë publike dhe ligjit, derisa prania ndërkombëtare civile të mund të marrë përgjegjësinë për këtë çështje;
e. Mbikqyrja, siç është paraparë, e deminimit deri sa prezenca ndërkombëtare civile të mund të marrë përgjegjsinë për këtë çështje;
f. Mbështetja, siç është paraparë, dhe bashkëpunimi i ngushtë me punën e prezencës ndërkombëtare civile;
g. Ushtrimi i mbikqyrjes së kufijve sipas kërkesës;
h. Sigurimi i mbrojtjes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë, prezencën civile ndërkombëtare dhe organizatat tjera ndërkombëtare;

10. Autorizohet Sekretari i Përgjithshëm, me ndihmën e organizatave relevante ndërkombëtare, të organizojë një prezencë civile ndërkombëtare në Kosovë në mënyrë që të siguroi një administratë të përkohshme për Kosovën nën udhëheqjen e së cilës populli i Kosovës do të gëzojë autonomi substanciale në kuandër të RFJ-së, dhe do të siguroi administratë kalimtare derisa të formohen institucionet demokratike vetëqeverisëse për të krijuar kushtet për një jetë normale dhe paqësore për të gjithë banorët e Kosovës;

11. Vendos që përgjegjësitë kryesore të prezencës civile ndërkombëtare do të përfshijnë:

a. Përkrahjen e krijimit të kushteve për gjetjen e zgjidhjes finale, të autonomisë substanciale dhe vetqeverisjes në Kosovë, duke u mbështetur plotësisht në aneksin 2 dhe në Marrveshjen e Rambujes (S/1999/648)
b. Kryerja e funksioneve themelore civile administrative derisa ajo të kërkohet;
c. Organizimi dhe mbikqyrja e zhvillimit të institucioneve të përkohshme për demokratizim dhe vetëqeverisje autonome, duke gjetur zgjidhjen politike, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e zgjedhjeve;
d. Bartja e përgjegjësisë në institucionet e krijuara, në ndërkohë që mbikqyret dhe mbështetet konsolidimi i institucioneve të përkohshme lokale dhe aktivitetet tjera për ndërtimin e paqes;
e. Ndërmjetësimi në procesin politik që ka për qëllim përcaktimin e statusit të Kosovës në të ardhmën, duke marrë parasysh marrëveshjen e Rambujesë (S/1999/648);
f. Në fazën e fundit, mbikqyrja e bartjës së autoritetit nga institucionet e përkohshme të Kosovës në institucionet e krijuara me zgjedhje politike;
g. Mbështetja në rindërtimin e infrastrukturës kryesore dhe rindërtimet e tjera ekonomike;
h. Mbështetje humanitare dhe ndihmë për lehtësim në fatkeqësi, në koordinim me organizatat humanitare ndërkombëtare;
i. Mbajtja e ligjeve dhe rregullave civile, duke përfshirë edhe krijimin e një force policore lokale në ndërkohë që do të vendosej një forcë policore ndërkombëtare e cila do të shërbente në Kosovë;
j. Mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut;
k. Garantimin e sigurisë dhe kthimi i papenguar i refugjatëve dhe personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre në Kosovë;

12. Theksimi i nevojës për koordinimin e veprimtarive humanitare, ndërsa për RFJ-në që të lejojë çasje të pa penguar të organizatave humanitare në Kosovë dhe të bashkëpunojë me këto organizata për të garantuar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave ndërkombëtare;

13. Inkurajon të gjitha Shtetet Anëtare dhe organizata ndërkombëtare për të kontribuar në rindërtimin ekonomik dhe social dhe në kthimin e sigurtë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, dhe thekson, në këtë kontekst, rëndësinë e mbajtjes së konferencës ndërkombëtare të donatorëve, veçanërisht për propozimet në paragrafin 11 (g), dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundëshme;

14. Kërkon bashkëpunim të plotë nga të gjithë të lartëpërmendurit, përfshirë këtu edhe prezencën e sigurisë ndërkombëtare së bashku me Tribunalin Ndërkombëtarë të Hagës për ish-Jugosllavinë;

15. Kërkon nga UÇK-ja dhe grupet tjera të armatosura shqiptare që të ndalojnë urgjentisht të gjitha aksionet sulmuese dhe t'i përmbahen kërkesave për demilitarizim të nxjerra nga kryesuesi i prezencës të sigurisë ndërkombëtare në konsultim me të Dërguarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm;

16. Vendos që ndalesat e shtruara në paragrafin 8 të Rezolutës 1160 (1998) nuk do të aplikohen për armët dhe materialin e ngjajshme në përdorim të prezencës ndërkombëtare civile dhe ushtarake;

17. Mirëpret punën e Unionit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që të zhvillojnë çasje të gjithanshme ndaj zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit të rajonit në të cilin ka ndikuar kriza në Kosovë, duke përfshirë edhe implementimin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Jug-Lindore, me pjesmarrje të gjërë ndërkombëtare në promovimin e mëtejmë të demokracisë, prosperitetit ekonomik, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon;

18. Kërkon që të gjitha Shtetet në rajon të bashkëpunojnë plotësisht në implementim, e kësaj rezolute në të gjitha aspektet;

19. Vendos që prezenca ndërkombëtare civile dhe ushtarake të fillimisht të vedoset për një periudhë prej 12 muajsh, me mundësinë që të vazhdojë qëndrimin përderisa këshilli i Sigurimit mos të vendos në tjetër mënyrë;

20. Kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm t'i raportojë Këshillit në intervale të rregullta kohore mbi implementimin e kësaj rezolute, përfshirë këtu edhe raportet nga udhëheqësia e prezencës civile dhe ushtarake, ndërkohë që raportet e para duhet dorëzuar 30 ditë pas miratimit të kësaj rezolute;

21. Vendos që të mbes aktiv në zotimet për këtë çështje,

Aneksi I

Deklarata e kryesuesit mbi konkluzat e takimit të ministrave të G-8 të mbajtur në

Petersberg Centre më 6 maj 1999

Ministrat e jashtëm të G-8 miratuan këto parime të përgjithshme mbi zgjidhjen politike të krizës së Kosovës:

*Përfundimin e menjëhershëm dhe të verifikueshëm të represionit në Kosovë;


*Tërheqjen e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare nga Kosova;


*Vendosjen e trupave ndërkombëtare civile dhe ushtarake, me miratimin e Kombeve të Bashkuara, me aftësi që garantojnë përmbushjen e objektivave të përbashkëta;


*Krijimin e një administrate të përkohshme për Kosovën e cila do të vendoset nga Këshilli i Sigurimit të KB-së për të garantuar kushtet për një jetë normale dhe paqësore për të gjithë banorët e Kosovës;


*Kthimin e sigurt dhe të lirshëm të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur si dhe hyrjen e papenguar të organizatave humanitare ndërkombëtare në Kosovë;


*Proces politik i cili çon drejt krijimit të një kornize të përkohshme politike, marrveshje kjo që parasheh vetëqeverisje substanciale për Kosovën, duke marrë parasysh në tërësi marrëveshjen e Rambujesë dhe parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të RFJ dhe të vendeve të tjera përreth, si dhe demilitarizimin e UÇK-së;


*Qasja e gjithanshme ndaj zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit të rajonit të krizës;

Aneksi 2

Marrëveshja duhet të arrihet në bazë të parimeve të mëposhtme për të lëvizur drejt Rezolutës së krizës së Kosovës:

1. Një fund i menjëhershëm dhe i verifikueshëm i dhunës dhe represionit në Kosovë.

2. Një tërheqje e verifikueshme e të gjitha forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake nga Kosova, sipas një orari të shpejtë.

3. Vendosja e një prezence ndërkombëtare civile dhe e sigurisë në Kosovë nën patronatin e OKB-së, e cila do të veprojë siç mund të vendoset sipas Kreut të VII Kartës së OKB-së, me aftësi për të garantuar arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

4. Prania ndërkombëtare e sigurisë, me një pjesëmarrje substanciale të NATO-s, duhet të vendoset nën një komandë dhe kontroll të përbashkët, dhe të jetë e autorizuar për të vendosur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe për të mundësuar kthimin e sigurt në shtëpitë e tyre për të gjithë të zhvendosurit dhe refugjatët.

5. Vendosja e një administrate të përkohëshme për Kosovën, si pjesë e pranisë civile ndërkombëtare, nën të cilën populli i Kosovës do të gëzojë një autonomi substanciale brenda RFJ-së, e cila do të vendoset nga KS i KB. Administrata e përkohëshme do të ofrojë një administrim kalimtar, duke vendosur dhe vlerësuar një zhvillim të institucioneve të përkohshme, demokratike vetëqeverisëse, për të siguruar kushtet për një jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës.

6. Pas tërheqjes, një numër i pranuar i personelit jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet në Kosovë, për të kryer funksionet e mëposhtme:

*kontaktin me misionin ndërkombëtar civil dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë;
*shënimin dhe pastrimin e fushave të minuara;
*mbajtjen e një pranie në trashëgimin serbe;
*mbajtjen e një pranie në vendkalimet kufitare kryesore; 7. Kthim të sigurt dhe të lirë për të gjithë refugjatët dhe të zhvendosurit nën mbikqyrjen e zyrës së UNHCR, dhe çasje të papenguar për të gjitha organizata humanitare në Kosovë.

8. Një proces politik drejt vendosjes së një kornize për një marrëveshje politike të përkohshme, e cila do t'i ofrojë Kosovës një vetëqeverisje substanciale, e cila do të marr parasysh Marrëveshjen e Rambujesë, dhe parimet e sovranitetit territorial të RFJ dhe të shteteve të tjera në rajon, si dhe demilitarizimin e UÇK-së, Negociatat ndërmjet palëve për një zgjidhje nuk duhet të vonojnë, apo të pengojnë vendosjen e institucioneve demokratike vetëqeverisëse.

9. Një çasje e gjithanshme zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit të rajonit, kjo do të përfshijë implementimin e një pakti të stabiliteti për Europën Juglindore me një pjesmarrje të gjërë ndërkombëtare, për të përparuar demokracinë, prosperitetin ekonomik, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

10. Suspendimi i aktivitetve ushtarake do të kërkojë pranimin e parimeve të vendosura më lart, si shtesë parimeve të vendosura më lart, si dhe elementeve të kërkuar, të identifikuara më heret, të cilat janë të specifikuara në fusnotën 1. Marrëveshja tekniko-ushtarake, e cila do të arrihet shpejt, në mes tjerash do të specifikojë modalitetet shtesë, duke përfshirë edhe rolin dhe funksionin e forcave jugosllavo-serbe në Kosovë.

Tërheqja

*Procedura për tërheqje, duke përfshirë një skemë të detajuar nëpër faza dhe përcaktimin e vijës përtej së cilës forcat serbe duhet të tërhiqen;
*Personeli që do të kthehet
*Pajisja shoqëruese e personelit që do të kthehet;
*Kushtet lidhje me përgjegjësitë e funksionit të tyre;
*Orari I kthimit të tyre
*Përcaktimi i zonave gjeografike ku do të operojnë ata
*Rregullat me të cilat do të përcaktohen marrëdhëniet në mes tyre dhe pranisë ndërkombëtare të sigurisë dhe misionit civil ndërkombëtar

Shënim

Elementet e tjera të kërkuara

Një orar të sakt dhe të shpejt për tërheqje, si psh. shtatë ditë për një tërheqje komplete, dhe 48 orë për një tërheqje të armëve kundërajrore jasht zonës së sigurisë 25 kilometërshe;

*Kthimi i personelit, për katër funksionet e sipërpërmendura, do të bëhet nën mbikqyrjen e pranisë ndërkombëtare të sigurisë dhe do të kufizohet në një numër të vogël (qindra e jo mijëra);
*Suspendimi i aktiviteteve ushtarake do të bëhet menjëherë pas fillimit të tërheqjes së verifikueme;
*Diskutimet dhe arritja e një marrëveshje tekniko-ushtarake nuk do ta zgjas kohën e parapërcaktuar për përfundimin e tërheqjes.

 

 

 

 

 

 

kein Bild

kein Bild

kein Bild