| ||
|
L I B R I I N A N D Ë
T. DAMET. NYE I
NJIQINDENANDËT. Përcaktimi i damevet. §.735. " Dami kà çmim, por jo
giobë". §.736. Dami lahet permbas çmimit të pleqve a të dy
shokve. §.737. Po u gjet grueja tuj vjedhë drû në mal të
huej, me dorë s'perkitet, porsé kmesa e terkuza (teja) i mirret, drût e
bame jesin aty. §.738. Kmesa e tela e mârrun xêhen per shperblim
të dâmit e tjeter detyrë skà. §.739. " Dami ka çmim por jo
pushkë". §.740. Per çdo dâm i lahet dâmi të dâmtuemit, po
kje per arë e livadh, per kopshtë a vêshtë. §.741. Sndeshkohet kush me giobë per dâm të
gjâs. §.742. Po u gjet në dâm kau a lopa, kali, mushku
'a gomari, delia a dhija, nuk mùnd të vriten, por do të çmohet dâmi i bam prej
'tyne. §.743. Po vrau kush në dâm kàn, lopen, kalin,
mushkun, gomarin, dhin e delen, làn gjân. §.744. Gjaja e gjetun në dâm, a kapet e i çohet të
zot't të dera, tui i thànë sè e gjete në dâm e të vîjë me e pà, ase e vên
perpara edhè e çon tê shpija e jote edhè e ndryn në burg e, si të
pleqnohet dâmi, i a kthen gjân. §.745. "Nji dhé thàn nji vrri". ‑ Dhija âsht frymë
e keqe; shka të perkasë me gojë, e thàn. §.746. Po u glet dhija tuj bâ dâm në vêshtë, sà
cûgj hardhije të ketë verbue, kanûja kà pré këto dâme:
a)
Cungu
i hardhis i verbuem prej dhije nuk bân rrush per tri vjet;
b)
nji cung hardhije bân rrush sà per dy okë
venë e per nji okë raki në vjetë, c)
hardhija e verbueme prej dhije prà kà
gjashtë okë venë e tri okë raki
per dâm. §.747. Sà per dâm t'arës, çmimi i kanûnit âsht:
"Njiqind kallzë kallamoqi: nji babûne drithë". (Per njiqind kallzë a bîmë
të damtueme, do të lajë i zoti i bagtis nji babûne
drithë.) NYE I
NJIQINDEDHETËT. Thiu në dam. §.748. "Thiu në dâm kà pushkë. ‑ Po e gjete thin
në dâm, bjeri pushkë". §.749. Po u gjet thiu në dâm pà verza
(kulàr‑krrabza) në qafë, vritet. §.750. Me nji të shtîme a me nji të sjellme, gjith
sà thi të vriten, dâmi âsht i të zot't të thive. §.751. Pushka e dytë a edhè e sjellmja e dytë làn
thin. §.752. Porsa t'a vrasë kush tin në dâm, do ti
lshojë za të zot't qi të shkojë me e mârrë, pse misht i a hàn aj. §.753. Po e vrave thin në dâm e nuk e bane me dije
të zo'n n'at hov, qi të skhojë me e mârrë, e mbet thiu aty, sà të fillojë
me u prishë do të lahet thiu. §.754. Si të vritet thiu në dâm, dâmin e bam e làn
me krye e i dâmtuemi nuk kà shka lypë mâ, pse vaji nuk i gjegjet në
kanû. §.755. Po hîni në dâm thiu me verza, kà dâmin e jo pushken. Po e vrave, làn thin. NYE I
NJIQINDENNJIMBDHETËT. Kurtha e
ngrefun a laku në kopshtë. §.756. "Në kopshtë t'êm a ngrefa kurthen a
lakun, nuk mùnd të më ndalë kush". §.757. Në kopshtë të thurun miré, po ngrefi kush
kurthen a lakun, nuk âsht në detyrë me i u pergjegjë
dâmit. §.758. Po e ngrefi kush kurthen në kopsht të
shthurun e rà në 'të berri, làn berrin. §.759. Në katund e rreth 'tij, po e ngrefi kush
kurthen, ‑ mjé kû kapen gjaj per kullosë ‑ e rà në'të ndo'i kâmbë berri, i
zoti i kurthës làn berrin. §.760. Kurtha shtrohet (ngrifet) me të marrmet të
diellit, e shkrefet a mblidhet a mblohet mirë me të rame të
diellit. §.761. Gjaja e dâme e e mbetun në mal nâten, por
rà në kurthë, rreziku âsht i të zot't të gjâs, i zoti i kurthës nuk làn
gjâ. §.762. Po u là shtruet kurtha diten, çdo gjâ, qi
të biej më 'tê, i zoti i kurthës do t'i pergjegjet
dâmit. §.763. Po ràn në kurthë nâten qeni e mica, shkojn
hupsë, sepsé kerkojn dhén. §.764. Kurtha e ngrefun në mal, porsé neper
shtigje kah kalon gjaja, në rafét ndoi kâmbë berri në 'tê, bariu kà tager
me coptue kurthen, e i zoti i saj nuk mùnd t’i lypë
arsye. §.765. Po e ngrefî kush kurthen në rrethînë të shpijave të hueja e rà në 'tê gjaja e të zot't të vendit e mbet a me kâmbë të thyeme a edhè cofi në kurthë, i zoti i kurthës do të lajë dy per nji. |
|