| ||
|
L I B R I I T E T Ë T. NDERA. KRY I SHTATËMBDHETËT. NDERA
VEHTJAKE. §.593. Kanûni i Malevet të Shqypnis nuk e veçon
nierin prej nierit. "Shpirt per shpirt, sè duken e falë
Zoti". §.594. I miri e i keqi kàn nji çmim: Kanûni i mban
per burra: "Del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit". "Në kandàr
të vet sè i cilli peshon katerqind derhêm". §.595. N'i prekët kush kuej në nderë, peng a plak
per nderë të mârrun s'kà, Kanûja thotë: në daç, fale, po deshte, laje
ballin e vrugnuem. §.596. Nderen seicilli e kà per vedi e nuk mùnd
t’i perzihet kush kuej as me e rrethue me pêgje e me pleq. Dy gisht nderë
në Iule të ballit na i njiti Zoti i Madh. §.597. "Ndera e mârrun giobë nuk kà". ‑Ndera e
mârrun s'falet kurr. §.598. "Ndera e mârrun nuk shperblehet me gjâ, por
a me të derdhun të gjakut, a me të falun fisnikisht (permbas ndermjetsis
së dashamirve të mirë). §.599. I korituni kà deren çilë perkah ndera: peng
s'shtron, pleq smêrr, gjygj slypë; giobë s'mêrr. ‑ Burri i fôrt mêrr
gioben vetë. §.600. Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun
kah kanûj a. §.691. Ndera i mirret
burrit: a)
Me i
thànë kush sè rren facle burrave të mbledhun në kuvend,
b)
Me e
pshty, me i u matë, me e shty a me i rà kush; c)
Me i
prishë ndermjetsin a besen, d)
Me i a
dhûnue gruen a me i a hikun, e)
Me i a
marrue armët e krahit a të brêzit; f)
Me i a
dhûnue buken, tui i a ngâ mikun a pûntorin; g)
Me i a
thye Shpin, vathin, kotecin a çerranikun n'oborr; h)
Me i a
ndalë uhàn a detyren, i)
Me i a
luejtë rrasen e vegshit në voter, j)
Me
njye kashaten parpara mikut ‑ î mirret ndera mikut. k)
Me
koritë trevezen nder sy të mikut, kùr i zoti i shpis e kruen ulteren a
Shpin e lpîn kupen. KRY I
TETËMBDHETËT. NDERA
SHOQNORE. NYE I
NANDEDHETEGJASHTËT. Miku. §.602. "Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit e e
mikut". §.603. Miku nuk mùnd të hîjë në shpi, pà bâ za
n'oborr. §.604. Si të bajë za miku, i zoti i shpis a kush i
shpis i pergjegjet e i del perpara. §.605. Falet me mik, armen i a mûrr, e i prîn në
shpi. §.606. Armen i a varë në krrabë, edhè e çon në
krye të vendit ké votra. §.607. Perpushet zjarmi, lypen edhè drû. "Miku don
drû". §.608. Mikut do t'i bahet nderë: "Bukë e krypë e
zerner". §.609. Buka e krypa e zêmra, zjarmi e trungu e do
firi per shtrojë do të gjindet gadi per mik në çdo kohë të natës e të
ditës. §.610. Mikut të lodhun do ti vîhet rreth me të
pritun me nderë. Mikut i lahen kambët. §.611. Per çdo mik duhet buka si hàn
vetë. §.612. Per mik të mirë duhet kafja, rakiia e
buka e shtrueme me ndo'i send mâ teper. §.613. Per mik zemret duhet duhâni, kafja e ambel,
rakija e bukë e mish. ‑ "Mikut të zêmres i lshohet
shpija". §.614.
Ruj hi në shpi,
mikut do t’i mbajësh armen". §.615. E mbaitmja e armës
âsht: a)
shêj
burrnije e nderje, edhè pse knaqesh sè t'erdh miku, b)
âsht
shêj roje, sepsé tui i thànë: "Mirë sè erdhe", ajo do të rrijë pà droje, e
sè giindesh gadi me i dalë zot per çdo rrezik, c)
âsht
shêj urtije per vedi, pse, 'si ti mârrish armen, edhè në pasët ndoi mende
të keqe miku, nuk kà shka të bân si t'a
çarmatosish. §.616. "Mikut i lshohet kryet e
vendit". §.617. Mikut i lshohet kryet e vendit, Po kje në
shpi si edhè po kje në kuvend burrash, porsé në kuvend nuk kà
zâ. §.618. Mikut i lshohet kryet e vendit si per
nderë, si edhè qi të jét mâ në të pâm e në shêj si edhè të mos të perzihet
nder robët e shpis. §.619. Si të hîjë miku në shpi, të kà là
detyren. §.620. Po të hîni miku në shpi, gjak me të pasë,
do t’i thuejsh: "Mirë sè erdhe!" §.621. "Miku do të perciellet deri kû të lypë me e
percjellë". §.622. "Miku, edhèpse xên kryet e vendit në
shpi a kûdo, kurr s'prîn, por do t’i prijsh". §.623. Miku perciellet edhè me nji fini, po kje
djalë a vajzë, gjithnji si nji burrë a grue. §.624. Si t'a perciellish mikun deri kû desht vetë
me shkue, e solle shpinen me shkue në pûnë t'aride, krisi pushka n'at hov
e edhè e vrau, ty nuk të pritet mik. §.625. Mbas mikut do të hupish pûntorët, e me
bukë t'aride, të mos fikesh e të mos koritesh. §.626. "Si t'i prîsh mikut, çdo dhûnë fi bajë kuej
ky, lypet mbë ty". §.627. Mikut mos i prij, a, 'si t’i prijshë, do të
hapish syt qi mos t'i bajë kuej ndo'i dhûnë a pûnë të
ligë. §.628. Kanûja urdhnon qi të perciellet miku sà mos
t'a gjeë ndo'i pûnë e ligë, sà edhè mos ti bajë kuej ndo'i dâm me bukë
t'ande. §.629. Po bani ndo'i pûnë të keqe miku në bukë
tande, arsyeja lypet prej teje. §.630. I dhûnuemi e i dâmtuemi s'âsht në detyrë me
ndiekë atê, qi e dhûnoi e qi e damtoi, por i kerset në derë atij, qi e
mbajti në shpi e i dha bukë. §.631. "Buka e làn dâmin". §.632. Kanû âsht prà, qi t'i prihet mikut, sepsé
xêhet sè nuk din rrugë e nuk din a do të ndeshet në mik a
n'anmik. §.633. Do t’i prîjsh, pse jé rojsi i mikut, si me i
a largue rrezikun, si edhè me e ndalë prej pûnet të
keqe. §.634. "Buka të nderon, porsé të qet edhè në
pûnë". (Buka m'u gjet dreq pat thànë dikush). §.635. Po t'a dhûnoi buken miku, do t'epsh arsye
në kanû per shpi e vath të thyem, per tufë të mârrun e pretime
tjera. §.636. Do të lajshë dâmet e bame prej mikut t'and
a tuj vû kumbonen e tufés s'atê në trà, a me të hjekun të kaut të hullis,
a me të shitun të rendit të ujit. §.637. Nderen e dhûnen do t'a dajshë me mikun e të
damtuemin do t'a ndreqish. §.638. Ti do të lajshë e, po muejte me xjerrë gjâ
tê miku, e ké per vedi, perndryshej të pasët mbetë ngiat: Paç e dhaç thotë
kanûni. §.639. Sikurse jé në detyrë me lypë mikun e prém
ashtû jé në detyrë me dhânë arsye, në prefët kend miku në bukë
fande. NYE I
NANDEDHETESHTATËT. Të premt e mikut. „ndora nuk lshohet“. §.640. "Miku mik, shoqi
shoq". §.641. "Veç nji gacë me t'a lypë kush tê dera per
me kallë çubukun, i a dhae, e e ngau kush, të pritet
mik". §.642. Po të rà ndore kush, edhè tuj t'a xânë
vetem êmnin: "Jam miku i njatij" e edhèpa të pasë kênë kurr tê dera, po e
ngau kush, të jét mik në derë e ftyra t'u vrugnue. §.643. Po t'a vûni kush mikun në lojë a t'a shau,
ti do t'a mkâmbish nderen e mikut me rrezik të jetës
s'atê. §.644. Po i u pré kuej miku, kanûja i kà lânë dy
udhë: a të fiket, a të koritet. §.645. Atij, qi i u pré miku, çdo send do ti epet
me dorë të mâjtë e per rien giu mjé qi t'a paguej
mikun. §.646. Dora e mâjtë me kanû quhet e pandershme, e
cilla mêrr e nuk ep, me miq nuk falet. Veç i pabesi me të pabesin falen me
'të. §.647. Me kanû të hershme gjygji e karmote më
hu të pabesin, e s'e lîte në kuvend burrash. §.648. I pabesi, qi pret kend vetë a shet kend në
besë, grihet katundisht e shkon gjakhupës. §.649. Me gojë të kanûnit: baba, vllau e deri
kushrinija e dalun fare falet, porsé miku nuk falet (posë me të hîm
ndermjet të dashamirvet të zêmres). §.650. Per mik të prém rrallë sè epet besa;
ndermjetsija epet sà të mârrin e t'apin, në hîfët puna në të
ndrequn. §.651. Katundi shoqi‑sho'it i presin
mik: a) kùr nji shoq shmanget tê nji shoq
e, tuj dalë prej shpije të këtij, e vret a shoqi tjeter a kushdo,
b) Edhepsé shoq a kushrî me të
vramin mik‑prém, detyrë âsht me lypë shoqin‑mikun e
vràm, c) Po s'e lypi mikun e vràm, edhèpse
shoq, skà pse del në kuvend burrash, pse jét i koritun e i marruern
pergjithmonë e jetës. §.652. Me ndeshë n'udhë të madhe dy shokë, e, 'si
të bâjn do rrugë, kerset pushka edhè vritet njani sish, këtij tjetrit nuk
i pritet mik.
Oroe: Njimend, sè s'i pritet mik, porsé jét i
koritun mos me qitë mbë dorërasin. 0 Shqyptari edhèpse bjen në gjak pà
gjak, tuj e pague me vrasë mikun e preme, aj s'e mêrr ndore at pûnë, fiket
me lang e plang, porsé marre s'bân. NYE I
NANDEDHETETETËT. Të sjellnut e të zot’t të shpis me
miq në shpi. §.653. Miku xên kryet e vendit në trevezë (sofer),
mandej i hîn ndorja. §.654. Framurtarit mik i tokon kryet e dashit e
mikut shpatulla. §.655. Po sndolli flamurtari, por Kreu i njij
Flamuri, shpatulla i tokon këtij e mikut kryet e
dashit. §.656. Miku do të hjekë rakin e ma i pari do t’u biej duerve në trevezë. §.657. Me ndollë në trevezë kush i Gjomarkaj e nji
mik i largët, Flamurtari e dàn pergjymës me të Gjomarkain kryet e dashit e
shpatulla i jét mikut. §.658. Famurtari do t'a thejë me grusht kryet e
dashit e mikut, s'i t'a két Ipi shpatullen, do t'i a thejë
sumbullen. §.659. Me ardhë per mik i Ohërnjani (i Thkellas) a
në Mirditë a në Malsi të Lezhes e me ndollë aty edhè kush i Gjomarkaj,
kryet e vendit e xên i Ohërnjani, mandej i Gjomarkaj‑ (Ket pûnë s'e bân
kush prej nderjet.)
Oroe: Këto sjellje duken si lojë, porsé kàn
shkaktue vrasë të pergjegjme shi në trevezë. §.660. Kafen e mêrr miku, mandej i zoti i
shpis. §.661. Duert në treveze i làn i zoti i shpis,
mandej miku. §.662. Goten e rakis e pin i zoti i shpis e të
dyten miku, §.663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i
shpis. §.664. Aj zot shpije, qi e njyete kashaten
perpara mikut, late 500 grosh giobë. §.665. Aj zot shpije, qi koritte trevezen e vet
nder sy të‑mikut, late 500 grosh giobë, §.666. Pushka e shtîme per mik të prém nuk kà
giobë. NYE I
NANDDHETENANDTËT. Ndermjetsija. §.667. Ndermjetsi, si lajmtari, nuk bân faj as nuk
xêhet. §.668. Ndermjetës thirret aj, i cilli hîn per me
dà fjalët e kqij a, me shmangë rragen, prej të cillave mùnd të shkaktohet
vrasa a ndo 'i rrênim tj eter. §.669. Nderrnjetës mùnd të jét burrë a grue, djalë
a vajzë a edhè Prifti. §.670. Ndermjetës mùnd të hîjë per shpi me shpi,
per katund me katund, per flamur me flamur. §.671. Me i u pré ndermjetsija njij shpis së
veçanët, vetë e kerkon mikun. §.672. Me i u pré ndermjetsija njij kaktundi,
katundisht u lypë mikun. §.673. Me i u pré ndermietsija njij flamuri,
flamuri mbarë e lypë mikun. §.674. Me i u pré ndermjetsija Priftit, mikun e
lypë Famullija, në të cillen gjindet, a sè flamuri e lypë, po hîni
ndermjet n'emen të flamurit. §.675. Prifti, per me dà të keq, hîn ndermjet jo n'emen të vet, por a n'emen të Famullis a n'emen të flamurit; por vetëm atbotë, kùr mos ti pûnojë fuqija e fjalës fêtare. §.676. Po s'u inuer para sysh fuqija e fjalës
fetare, atbotë Prifti hîn ndermiet si çdo qytetas, por, tuj mos bajtë
zyria e tij shpatë e litàr, po i u bâ n'asgja ndermjetsija si e çdo
qytetasit, katundi a flamuri do t'a mkambin nderen e tij tuj e lypë
mikun e prém. §.677. Me kênë të vramë njiqind vetë në njânin krah
e në tietrin kurrnji, s'i të hîjë kush ndermjet, pushka do të prâjë,
zjarmi do të shuhet. §.678.
Me bâ me u qitë poshtë
flala e ndermjetsit, ajo lagje, qi të fîlloëj pusken, i a pret mikun
ndermjetsit. (Po s'prâni pushka e fjala e gergasa permbas
ndermjetsis, perzihet lamshi per mnerë, kryqzohet pushka, e grihen aty per
aty.) §.679. Fjalët e dokshme të ndermjetsis jânë: "Leni
flalët, or juni, jam ndermjet une! ‑Prani pushken, burra, un jam nderrnjet
mjé ké të mirremi vesht. ‑ Prani pushken, sè katundi..., flamuri...
âsht ndermjet!" §.680. Ndermjetsi u mêrr pêgjet të dyja lagjeve,
tui u dà diten sè kùr e kû do të mblidhen në kuvend, per me u mârrë
vesht. §.681. Po nuk muejt me i ndreqë ndermjetsi, pêgjet e të dy lagieve u lshon në dorë burrave t’urtë, e ky atbotë lirohet e del prej nderrnjetsije. §.682. Ndermjetsija mbaron gjithherë a me të rame
diellit a me të mârrun të diellit (me të lem a me prendim të
diellit). NYE I
NJIQIDTËT. Dorzanija. §.683. Dorzânë thirret aj, i cilli i Iidhet kuej
per të pergjegiun të njij detyre, të cillen, po s'e lau në vade të
caktueme detyrsi, ky bahet dordhânës. §.684. Uhasi, 'si të két dorzânë, s'kà nevojë me i
shkue në derë detyrsit, dorzâni do të pergjegjet per tê: "Dorzânë,
dordhânë", thotë kanûni. §.685. Edhè në dekët detyrsi, uhasit s'i prishte
gjâ, per detyrë, qi aj i pat këtij, do të pergjegjet dorzâni: "N'dekët
detyrsi, rrnofët dorëzani," thotë kanûni. §.686. Me bâ me u pendue dorzâni e me dashtë me
dalë dorzânije, kanûja nuk e lên, sepsé: ,, Dorzani nuk hîn per me mbajtë
në mend, por per me là". §.687. Dorzani hîn me mirvet, e prandej nuk kà
tager me lypë kpucë as të detyrsi as tê uhasi: "Dorzânë e bestàr nuk hîn
kush me të holla". §.688. Detyrsi, kùr lypë kend per dorzânë e, per
n'i hîfèt ky, faqe burrave i thotë: "Un po të hi dorzânë, por shikjo, sè,
po s'e pate nder mend me i bâ gadi të hollat në vade të caktueme, më
kallxo qyshë tashti e të bahem gadi me là per ty. T'a dijshë, sè shnierzim
nuk duroj! §.689. Po nuk i u pergjegj detyrsi dorzânit, edhè
e lên të lidhë qi të lajë ky prej vedit detyren e tij, dorzâni do t’i a
apë pengun uhasit. §.690. Uhasi kà tager me i a dorzue kuejdo at
peng, per me xierrë detyren e vet. §.691. Dorzani kà tager me bâ vàj në katund kundra
detyrsit të keq, e katundi do t'a ngushtoîë detyrsin qi t'a shperblejë
pengun e dorzânit e t’i a dorzojë të zot't. §.692. Po s'i bani gadi të hollat detyrsi vetem
prei dhunet e kasnecijet, katundi e giobitë permbas randsis së fajit pré
presë të bame. §.693. Po i bani gadi te hollat detyrsi ne vade te
caktueme, para sè t'i a dorzojë te zot’t do t'a bajë me dije
dorzanin. §.694. Po kje sè detyrsi nuk muejt me i bâ gadi të hollat në vade të caktueme vetem prej skamit, dorzâni do të rrîjë gadi me là per'tê, e ketë me e pritë, sè "Dora e thatë s'kà uratë" e s'kà pse e qet në katund, pse vajin nuk i a veshtron: t'a kishte matë vedin para sè t'i hite dorëzanë. KRY I
NANDËMBDHETËT. GJAKU
E GJINIJA, VLLAZNIMI E KUMBARIJA NË KANU TË MALEVET. NYE I
NJIQIDEPARË. Gjaku e gjinija e breza Shqyptarësh. §.695. Vargu i brêzavet të gjakut e të
gjinis, shkon në të pasosun per Shqyptarin e
malevet. §.696. Mahet vllà e fis me të gjith ata, prej së
cillësh të parët e tij jânë dà heret a vonë. §.697. Katerqind zjarmesh me u dà Shqyptari, aj as
mêrr as ep, d.m.th. nuk bân krushqi. NYE I
NJIQIDEDYTË. Lisi i gjakut, lisi i tamblit, nip trungut e nip bijet. §.698. Brêzat rrjedhin a prej gjakut a prej
gjinis. §.699. Brêzat e gjakut rrjedhin prej ânet të
babës; brêzat e gjinis rrjedhin prej ânet të nânës. §.700. Rrjedhja e brêzavet prej ânet të babës
thirret "Lisi i gjakut". §.701. Rrjedhja e brêzavet prej ânet të nânës
thirret "Lisi i tamblit".. §.702.
"Nip trungu" a
"mesë trungu" thirret aj varg mashkujsh a fêmnash, qi rrjedhun prej
plangut të babës. §.703. Nip a mesë bijash thirret aj varg mashkuish a fêmnash, qi rrjedhin prej bijave të martueme. NYE I
NJIQIDETRETË. Vllaznimi. §.704. Vllaznimi, qi bahet tui pî gjak, e ndalon
krushqin pergiithmonë ndermjet të vllaznuemve, shpis së tyne e zjarmit të
tyne. NYE I
NJIQIDEKATERT. Kumbarija (Shengjonija). §.705. Shka âsht gjaku e gjinija per kah
krushqija, ashtû âsht edhè kumbarija. §.706. Kumbarija e Shqyptarit të malevet âsht tri
nduersh: a)
kumbarija e Pagzimit, b)
kumbarija e Kunorës, c)
kumbarija e Flokvet. NYE I
NJIQIDEPESËT. Kumbarija e Pakëzimit. §.707. Kumbarija e Pagzimit e ndalon krushqin brêz
mbas brêzit jo veç nder të pagzuemin, prînden e të pagzuemit e nder ata,
qi e peshojn në derë të Kishës, por edhè nder sà rob të két shpija e
njanës e të tjetres lagje e të zjarmit të tyne
mbarë. NYE I
NJIQIDEGJASHTËT. Kumbarija e kunorës. §.708. Kumbarija e Kunorës e ndalon krushqin nder
robët e shpis së kumbarve e të shpis së dhàndrrit e, qi të plangsohet
kumbarija e Kunorës nder dy vllazni e të pershijë edhè zjarmet e tyne, kjo
pûnë shkon me kumbari të Pagzimit. NYE I
NJIQIDESHTATËT. Kumbarija e Flokvet. §.709. Kumbarija e ndrikullija, qi bahet në të
rruem e në të mârrun të flokvet hîn në Ildhje kanûnore, qi s'e luan
gjâ. §.710. Kumbarija e flokvet e ndalon krushqin brêz mbas brêzit ndermjet shpis, vllaznis e zjarmit të kumbarës e të ndrikulls. §.711. Ndrikullija âsht si nusija: si shkon nusja
ké prîndët në kohë të caktueme prej kanûnit, ashtû skon edhè ndrikulla në
kohë të caktueme tê kumbara. §.712. Koha e ndrikullis e caktueme prej kanûnit
âsht nji muej para së Lidhunash. §.713. Ndrikullija nuk mùnd të shtyhet mbi pêsë
ditë: Ditët e ndejës së ndrikulls tê kumbara do të jenë giithherë cub
e jo kurr parë, tri a pêsë. NYE I
NJIQIDETETËT. Sjelljet kanunore në të marrun të flokvet. §.714. Nun a kumbarë thirret aj, qi mêrr
flokët. §.715. Ndrikull a nunë thirret e âma e dialit a e vajzës, të cillvet u mirren flokët. §.716. Famull a famulleshë thirret djali a valza,
të cillvet u mirren flokët. §.717. Nuni e ndrikulla jânë si vllà e moter e nuk
veçohen prej gjindes së shpis. §.718. Po e mbushi vjetin djali e vajza, nuk u
mirren flokët. §.719. Me dekë fmija pà i u mârre flokët, nuk do
të shtihet në dhé, do të thirret kumbara i shenjuern; po kje larg
kumbara, do ti mârrë flokët nji tjeter, i cilli nuk do të jét prej
vllaznijet e fisit të fmis. §.720. Per të mârrun të flokvet të dialit duhet të
jét burrë, e grue per vajzë. §.721. Prindja e djalit e té vajzës, të
cilIvet tu mirren flokët, do të bâin gadi buken sà mâ mirë qi të
munden, per me nderue kumbaren. §.722. Kumbara do të vîjë me nji prej dashamirësh
të vet. §.723. Thirren nja tre‑kater shokë per me mârrë
pjesë në gzim të shpis. §.724. Si të kênë pî kafé, goditet
vendi, kû do t’ulet Nuni e do të gjinden aty veglat
per të mârrun të flokvet. §.725. Lypet karriga, kû do fulet Nuni, kupa me
ujë, në te cilin Nuni do të lshojé nji asper të rrgjanët, msalla, qi do te
shtrohet per të pritun të flokvet, gershànë a brîsk rrues per të qethun a
per të rruem të famullit a të famulleshës. §.726. Si t’ulet në
karrigë Nuoi, ni djal i fisit i a pshtetë Nunit në préhen famullin a
famulleshen. §.727. Nuni do t’î marrë flokët me kët rend: a)
nji çubë në ballë, b) në tambzja kà pji çube, c)mbas kreje nji
çubë. §.728. Si të mirren fjokët, Nuni i bjen ballit të
famullit a të famulleshës me gersbàpé tri herë, tu thànë: "Me shndet e
jetë të gjatë!" e puthë
famullin a famulleshen e, tuj e hjeke prêhnit i a ep s'amës ‑ Ndrîkulls, ‑
e cila edhè mêrr kupen me asper të rrgjanët. §.729. Nuni i ep NdrikuIIes 50-150 grosh e jo mâ
teper. §.730. Çubat e flokvet i mêrr e âma edhè i ruen
n'arkë, §.731. Ndrikulla do t’i apë Kumbarës: gjurdi,
brekë e mangore, e gjindes se shpis se kumbarës ‑ sà të jenë ‑ do t’u
çojë kuej msalle, kûj ride a kollçikë. §.732. Pa i u mârrë flokët finis, gershàna nuk do
t’i a perkasë kryet, po i u rriten teper flokët, i percullohen me flakë
t'unës së pishës. §.733. Si t’i mirren flokët finis,Kumbara bun at
nâtë në shpi të famullit a të famulleshës, ne e nesret çohet e mêrr me
vedi ndrikullen e famullin edhè i çon në shpi të vet, kû rrin tri a pêsë
ditë, si mbas kanûnit. §.734. As mort as darsem e as të kremet s'luten pà
ndrikull e kumbarë, pà famull e famulleshë. |
|