| ||
|
L I B R I I N J I M B D H E
T Ë T . KANUNI I
PLEQNIS. NYE I
NJIQINDEKATERDHETEPARË. Tagri e
detyra e Pleqvet. §.991. Plaku i pengut nuk mùnd t’i lypë të falmet e
të premet e kanûs, pà e ndreqë pûnen. §.992. Pleqt jânë a të parët e vllaznive a Krenët
e fiseve, zyra e të cillvet âsht e pshtetun në themel të tagrit
kanûnar. §.993. Pa këta nuk mùnd të bahet ndo'i kanûn i ri
e as kurrnji gjygj a pleqni, qi do të pershijë a nji vllazni, a nji
fis, a edhè nji katund e Flamur. §.994. Pleq thirren edhè burrat më za per urti e
qi jânë regjë nder gjygje e pleqni. §.995. Per pûnë të veçanta e per të kapme të
posaçta, edhè të permendunt mùnd të mirren per pleq pêgjesh e gjygii i bam
prej 'tyne âsht i njoftun prej kanûnit, mjaft qi të pleqnojn mbas
këtij. §.996. Pleqt e Kanûs kàn tager me shmangë çdo rragë
e kercnim damesh e vraset, kû me urti, kû me fuqi bashkë me katund e nder
kercnime të randa fôrt do të lypin krahin e Krenvet e të djelmvet të
Flamurit, per të pruin ne mend të dalunin mendësh. §.997. Pleqt kàn tager me mbledhë katudnin, kùr mos të due kush me i ndêjë gjygjit të folun mbas kanûnit e pà krahambajtje. §.998. Per pleqni të vogla do të mirren Pleqt në
katund permbas v1laznijet e fisit. §.999. Pleqt e mârrun per me bâ ndo'i pleqni, aty
e n'at hov, qi t’u apin zabuken të fjalisunt, tager kàn me bâ gjygj e
me e çue deri në mbarim. §.1000. Jo veç Pleqt ase Krenët e Kanûnit kàn két
tager, por edhè Pleqt e çashtjevet të veçanta, 'si t’i ketë zgiedhë kush
per pleq, kàn tagrin e permendun. §.1001. Si t’u epet Pleqvet në dorë pengu i
pelqimit, edhè ne u pendojshin të fjalisurit, nuk mùnd t'u a stermarrin
pengun, as nuk mùnd t’i ndrrojn ata Pleq. §.1002. Parimi î kanûnit âsht: "Plak mbi Plak, gjygi
mbi gjygj e bé mbi bé kanûja nuk bân §.1003. Pûnët e randa, qi e vrugnojn nderen e
katundit a të Flamurit, do të peshohen prej Pleqvet të katundit e prej
Krenvet të Flamurit. §.1004. Pleqt e Krenët e Flamurit nuk mùnd të kpusin
kurrnji gjygi e nuk mùnd të giobisin kend në katund, pà i pasë me
vedi Pleqt e Strapleqt e katundit, në të cillin gjindet
fajtori. §.1005. Po ndolli sè duel mendsh nji katund mârrë me
gjith Pleq e Vogjli, atbotë ngrehen Krenët e Flamurit me Pleq e
Strapleq vllaznish e fisesh e me gjith Vogjli ede e bien ne mend katundin
e dalun dore. §.1006. Po u çue ndoi katund per me u ngrefé luftë
Krenvet, Pleqvet. Strapleqvet e Vôgjlis së Flamurit, rien të cillin
gjindet, atbotë do të bahet me dieje Dera e Gjomarkut, në zâ të së cillës
do të çohen edhè Flamurt tjerë e nen prije të kësaj Dere do të msyhet
katundi i dalun dore. edhè e bien në mend me ndeshkime giobësh, nie të
xjerrun prej vendit, a edhè me grime katundisht, në pasët bâ kush ndo'i
fâj per të grim. §.1007. Sjelljet e ndeshkimet e permenduna i
veshen edhè nji i Flamuri. kùr të dalë dore,me ndryshim qi Flamuri marë
nuk mùnd të xieret prej vendit, porsé leçitet prei Flamursh tjeré mjé qi
të shtrojë pengun. §.1008. Kanûnet. qi vên nji katund me Pleq e Vogjli
per vedi bj.fi. per hjeksi, pabesni, per vrasë a cubni, as Flamuri e as
Dera e Glomarkut nuk mùnd t’u a luej, mjaft qi mos të trillohen pûnë te
reja, qi të jenë kundra vendimevet jetike të kanûnit të
Malevet. §.1009. Nder gjygje e pleqni, qi i perkasin katundit
mârrë a njij Flamuri, Pleq të veçanët nuk kàn tager me mârrë neper dorë. ‑
Këto do të peshohen pre.) Pleqvet e Krenvet të kanûs së Katundit e të
Flamurit. §.1010. Po rà në faj nji Plak katundi, do t'a lshojë
pengun në dorë të Vogjlis. §.1011. Po s'u gjegj me shtrue pengun, Vogjlija
thrret Krenët e Flamurit e zbashkut e bien n'arsye. §.1012. Po rà në fâj kush i derës së Gjomarkut,
gjygjin do t’i a bâjn Krenët e Vogjlija e të glith Flamurvet.
§.1013. Po rà në fâj ndonji prej Flamurtarësh, do të
peshohet prej Krenvet e Vogjlis; e Kreu i Flamurit në faj do të peshohet
prej Flamurtarit, Krenvet tjerë të Flamurit e prej
Vogjllje. §.1014. Edhepsé Plak, a Krye, a i Derës së
Giomarkut, pengun do t'a lshojë në dorë të Pleqvet e të Vogjlis, po bani
kush vàj mbë 'të. §.1015. Pleqt do të bâjn gjygj pà krahambajtie
e pà u thye prej nendoresh a të folmesh prej njanit a
tietrit. §.1016. Po u hetue ndo'i Plak sè e bani gjygjin me
krahambajtje e kundra kanûnit, veç pse i thyem prei mendoreve t'anës
kundershlare, posë faqes së zezë, s'e mêrr kush mâ per
Plak. NYE I
NJIQINDEKATERDHETEDYTË. Pegjet. §.1017. "Pengu i lshuem nuk mirret
mâ". §.1018. Pengu âsht nii shêj i landët, qi epet në dorë të Pleqvet gjygjtarë me tager qi të bâjii gjygj mbi ankimet e dy kundershtarvet. §.1019. Pengu thirret "Pengu i pelqimit a i
zabukës".qi don me thànë sè, tuj e dhânë pengun në dorë të Pleqvet
gjygjtarë, këta gjinden gati me i ndêjë gjygjit e
pleqnis. §.1020. Pleqnlja e gjygji bam pà pêgje,faqe kanûnit
s'kà vjeftje. §.1021. Para sè të fillohet gjygji, pêgjet do të
jenë në dorë të Pleqvet, e të kapunt në padi, pose qi nuk mùnd të luejn
mâ, ata lidhen edhè me là opangat, ase Pleqnin e preme prej
kanûnit. §.1022. Per peng xêhet arma, fisheku, ortari a edhè
kutija e duhànlt, mjé qi të biejn pêgjet, qi t’i parasohen vjeftjes,
per të cillen kapen. §.1023. Nder pleqni ankimesh, zhgarkimesh a
shplfjesh flala e gojës nuk pelqehet per peng, duhet
shêji. §.1024. Fjala peng jét vetem atbotë, kùr t'i flasë
kush kuej kaq e kaq, per n'i a ndreqët nj i pûnë. §.1025. Po i a ndreqi pûnen, të folmen i a kà dptyrë
burrit të hueî. §.1026. Po ngulen Pleqt e pegjevet njani ne mende të
vet e tjetri në të ve'n, do t’u siellen Pleqve tjerë, porsé per të
prishuna nuk mùnd t’u randohen të fjalisunvet (të zotvet të
pegievet). §.1027. Opangat e Pleqvet do t’i lajn të zotët e
pêgjeve, sà njani aq tjetri. §.1028. Opangat e Pleqvet lahen jo mbas andjes së
Pleqvet, por mbas randsis së pleqnis: "Mbas pengut shkoji opangat". ‑
"Mbas gjajet shkojn opangat". §.1029. Pleqnija e njij paradites kà pêsë grosh. ‑ (heret nuk baheshin
pleqnit mbasdite.) §.1030. Per pleqni të dâme me "gùr", të kapunt do të
lajshin kà 10 grosh per pleqni. §.1031. Para sè t’i a hijn gjygjit Pleqt, do të bâjn
két bé: Per két të mirë të Perendis (mbî nji shêj Besimi) e si e bajsha
mue më ndimofët, gjygjin nuk do t'a baj me dredhi e me krahambajtje
e, mjé ké të m'a mârrë mendja e shpirti, nuk do Vi baj lak kanûnit e
gjygjit të drejtë! §.1032. Jashta katundit nuk kà tager kush me gjetë
Pleq. §.1033. Po duel kush me lypë Pleq në Flamur, nen të
cillin gjindet, do të mârrë per Plak nji prej Krenësh e jo prej
VogjIijet. NYE I
NJIQINDEKATERDHETETRETË. Shtim
Pleqsh. §.1034. "Gjygi mbi gjyg’’ e Plak mbi Plak kanûja nuk
bân ". §.1035 "Në mos të pelqefët gjygji, tek a'Sh.Pali".
‑ "Në mos të pelqefët gjygji, tek a'Gryka e Oroshit". ‑ Dera e Gjomarkut
themeli i kanûs". §.1036. Po i a dorzove pengun Plakut, e ky t'a bani
gjygjin, s'ké pse lypë mâ Plak e gjygj. §.1037. Po s't'a mbushi menden gjygji i Pleqvet, qi
ti i zgodhe e i pelqeve, tager ské me e stermarrun pengun t'and as me
zgiedhë Pleq tjerë. §.1038. Po u vojt mendja të zotve të pêgjeve, sè u
âsht bâ gjygji pa' rrugë e me krahambajtje, kàn tager mos me i ndêjë
pleqnis. §.1039. Pleqt e parë nuk lshojn pêgjet, porsé këta jânë në detyrë me dlirë vedin, tui jau lshue pêgjet e veta në dorë Pleqvet të dytë të zgledhun prej sish, e mbasi të jau shtrojn gjygjin e bam, do të peshohet prei Pleqvet të dytë. §.1040. Po e bân të keq gjygjin e Pleqvet të parë,
këta të dytët u mârrin pêgjet të fjalisunvet e, posë qi jesin pa'
opanga, këta do të lajn opangat e Pleqvet të dytë. §.1041. Pleqt mùnd të stohen mjé në tri lagje: po
s'e kputen gjygjin, atbotë do të hijn nder krenë deri në Derë të
Gjomarkut, qi âsht therneli
kanûs. Pertej kësaj Dere s'ka. §.1042. Po duel i mirë gjygji i Pleqvet të pare,
pêgjet e para do të lajn dy lagje opangash: Pleqvet të parë e të
dytvet. §.1043. Po ndollen gjygje a pleqni të randa, zhvillimi do të lypet në derë të Gjomarkut. NYE I
NJIQINDEKATERDHETEKATERT. Porota. §.1044. Porotë a Poronikë me gojë të kanûnit thirren
ata nierz të cillt shenjohen
me gisht prej gjygjit, per me bâ bé e nie xjerrë së keq
ndokend. §.1045. Poronikë do të.jené asish:
a)
qi mos
të jenë gjetë në bé të rrèjshme, b)
qi mos
të kênë ndo'i mllef as kundra lagjes, qi bân bé, as kundra asaj qi
veshtron bén, c)
qi mos
të jené gjind Iloftaré. qi vierrin shpirtin në krrabë per nji mullë
bukë. d)
qi, némose me hamende mû nd të diejn
ndo'i pûnë, a mùnd t'a hetojn mâ lehtas: e)
s'do
të jenë gra, 'sè kanûja s'i xèn. f)
qi mos
të jenë të betuem e mnisa. §.1046. Peregjithsisht beja pà Porotë
s'bahet. §.1047. Parimi i kanûnit âsht: "Beja kà Poroten,
Porota kà mundin nder hetime e të lidhmen". §.1048. Prifti s'çohet në bé; por, me qillue sè
i lypet beja, si per me là vedin, si edhè per Poronikë, ky xêhet per 24
vetë. §.1049. Nji krye i Flamurit, po u thirr në nji bé 24
vetësh, 12 i a nief gjygji e per 12 të panjefun âsht
vetë. §.1050. Aj, qi u prîn Poronikvet në bé,nuk njifet
per Poronik. Parimi i kanûs âsht: "Njiqind Poronikë por i zoti
s'njifet". §.1051. Porota nuk shkon në bé, pà i u lidhë i zoti
i bés". §.1052. Aj, qi
prîn bés, do t’i lidhet Porotës, qi, po duel beja e rrêjshme, të
lajë gioben e Kishës per dhunim të bés se rréjshme, gioben e Flamurit a të
katundit, si mbas numrit të Poronikvet e dypernjahen të
zot't. §.1053. Gjygji do të niefin per Poronikë gjind prej
vllaznijet e prej katundit t'atij, qi do t’i prijë
bés. §.1054. I zoti i bés do t’u shkojë Poronikvet të
niefun per derë, per me i bâ me dieje se gjygji i kà niefé per
betarë. §.1055. Poronikët e panjehun, qi i gjen vetë i zoti
i bés, ne gjygj e para Pleqvet do t’i kallxojé emen per emen, si i
kallxuen atij të njefunt. §.1056. Edhè Paronikvet të paniefun do t’u shkojë
per derë i zoti i bés per me u kallxue, sè i kà zgjedhë per
betarë. §.1057. Gjymsen e Poronikvet i njefë gjygji, e
gjymsen tjeter i gjen i zoti i bés. §.1058. Pleqt, mbasi t'a njefin Poroten, do t’i
thonë të zot't të bés qi, per ne pasët dyshim prej ndonjanit nder Poronikë
të niefun, sè kishte me e lânë Iidhë prei ndo’i reset a mllefit, të
kallxojë aty. §.1059. I zoti i bés, si të diftojë arsye të
themelta per niânin a tjetrin nder Poronikë të njefun, Pleqt e
gjygjit jânë në detyrë me i ndrrue. §. 1060. Ndrrim Poronikësh mùnd të bahet mjé në tre
vetë, por jo mâ. §. 1061. Dita e bés i caktohet
Porotës, e i zoti i bés âsht në detyrë me e mbledhë. §. 1062. Porota, para sè të shkojë
në bé, do të perpiqet me bâ hetime kû të mundet, me e shqyrtue të zon e
bés, qi mos të shkojë në bé të rrêjshme. §.1063. Porota kà tager me bâ hetimet e veta e, po
kje çeshtja e padis teper e rigatrrueshme, kà tager me e shty bén mjé në
gjashtë muej, tuj vijue nder hetime. §. 1064. Per ngatrrime të randa fôrt
e qi kapin hapët, Porota kà tager me e shty bén, edhè me
vjetë. §. 1065. Si të két bâ hetimet e
veta' Porota e, si t’i két hullë fjalët haj per me e lirue me bé të
shpifunin, haj me e lânë lidhë, s'kà pse shtrydhet, a njanen a
tjetren do t'i a kallxojë të zot't të bés. §.1066. Edhè nji nder Poronikë, 'si mos të ndigjojë
me e bâ bén, i zoti i bés jét lidhë. §.1067. Kanû âsht, qi nji Poronik a edhè mâ, qi nuk
don me bâ bé, do t’i a shndoshë zêmren të zot't të bés, edhè me bé, ne e
lypët, sè nuk e lajn lidhë prej ndo'i mllefit a mnijet, por vetern prej'
drojet e dyshimit të mos shkoin në bé të rrêjshme. §.1068." Po hàngri bukë Porota, bén e kà të
bame". §.1069. Po u mblodh Porota, edhè hàngri buken e
bés, i zoti i bés del i pafai; Porotes s'i jét tjeter veç me shkue në
bé. §.1070. Po e là buken pà hànger
Porota, i zoti i
bés jét në faj. §.1071. Po s'u gjegj zhgarkuesi me ardhë në ditë të
caktuerne, per me pà bén, i shpifuni mundet me fjetë në qetsi, sè me
bukë të hàngerme prej Porotet, ajo duel i pafaj. §.1072. Porota do t’i thotë zhgarkuesit a të vîjë me
pà bén, a të qesë kapucarin. §.1073. Zhgarkuesi, edhè ne u perpushët ndo'i ditë,
së mbarmit, a do të shkojë me pà bén, a do të qesë
kapucarin. §.1074. Porota, per ne u mbledhët me bâ bén jashta
ditës së caktueme, s'kà tjeter bukë, por shkon në bé e derdhet në pûnët të
vet seicilli. §. 1075. Në ditë, qi do të bahet beja, do të pranojn
edhè Pleqt e gjygjit të bam. §. 1076. Beja do të bahet me két rend:
a)
prîn
në bé i zoti, per me i a shndoshë zêmren Porotës, b)
mbas
këtij do të bâjn bé ata, qi e kàn mâ afer me giak; c)
mandej
bâjn bé Paronikët e njefun prei gjygjit. d)
së
mbramit Poronikët e paniefun. §.1077. Fjalët e bés do të shqyptohen pà ndrrim e
sikursè i kà niefé e rreshtue gjygji i Pleqvet. §.1078. Të giithë sà Poronikë të jenë, do të bâjn
bé, tui e pshtetun doren mbë shêj të besimit, perposë në falët a në
jashtofët kend per nderë vetë i zoti
gjâs.
Oroe: Dukagjini, Malsija e Gjakovës e sà krahina
tjera Poroten e njefin disà per "dorë bejet" në Kishë, e disà tjera e lajn
per "me ndigiue bén". NYE I
NJIQINDEKATERDHETEPESËT. Kapucari. §.1079. Kapucar thirret aj, i cilli difton fajin e
ndokuej, si bj.fj. ndo'i viedhni të mshefne, a ndo'i vrasë të hupne
permbas hetimeve, qi bân . §.1080. Kapucari peregjithsisht nuk del faqe, a
ndollë sè del edhè çiltas. §.1081. Kapucari do të ketë kpucët e veta permbas
të folmevet të zot't të gjâs se vjedhun a të gjakut të
hupun. §.1082. I zoti i gjâs së viedhun a i gjakut të
hupun, para sè t’i flasë kpucë kapucarit, do të shkojë në katund të
pandehunit do të mârrë dy
shokë të tij e bashkë me 'ta. do t’i shkojë tê dera, per me lypë arsye
prej tij. §.1083. Si mos t'i vêhet kurrsesi i pandehuni,
i zoti i gjàs do t'i kallxojë sè do të flasë kapucarin në shpinë të
tij. §.1084. Po i thà i pandehuni, sè âsht i lirë të flasë kapucari sà të duei po duel në fâj, kpucët e foluna kapucarit do t'i lajë ky. §.1085. Po i foli kush kpucët kapucarit pà e bâ me
dieje të pandehunin, edhè në dalët fajtuer ky, kpucët e foluna prei të
zot't të gjâs pergjymsash do t'i lajn. §.1086. Kpucët e kapucarit jânë me dorë në bé, qi mos
të randohet i pandehuni me teprime të foluna, edhè në dalët në
fâj. §.1087. Kanûni i pergjithët âsht, qi kpucët e
kapucarit nuk mùnd të kalojn çmimin e gjâs së hupun. §.1088. Gruen s'e xên kanûja per
kapucar. §.1089. Kapucarija e hershme me dorë në bé kishte
50 mié në 500 grosh. §.1090. Kapucari i gjetun në rrênë do të late gjân
e huej ne vend të cubit. (Dukagjini) NYE I
NJIQINDEKATERDHETEGJASHTËT. Pagesa e
Kapuctarit. §.1091. Kapucarlt i nepen
kpucë: Per gjak të hupun 1500 grosh
vath, shpi et 1 të ihyem 500
mushk 1000 kàl 500 ogiç 500
kà hullijet 400 thi të mbajtun 500 lopë të barrës 150 gomar 150 mzat 100 dele e dhé
25 grosh viç të
njomë 25 thi 23
edhe e
kingj 10 §.1092. "Kapucari hjekë bén". Po duel kapucar nji
burrë i’ndershem, beja nuk i
epet të pandehunit, do t'apë arsye. §.1093. "Kapucari xjerrë gjân e hupun". Si të tumiret kapucari prej Pritëtarvet, i pandehum jét në faj, e do t’i a kthejë gjân të zot't si mbas kanûnit. NYE I
NJIQINDEKATERDHETSHTATËT. Pritëtarët e
Kapuctarit. §.1094. Pritëtarë ' jânë ata, zyra e të
cillvet âsht me bâ hetimet e dhunshme, tuj e rrethue kapucarin me të
pvetuna të shpeshta, tuj a vû menden, mos po bân lak nder diftime e mos
t’i zhgarkohet kuej. §.1095. Pritëtarët do të jenë nierz të ndershem,
t’urtë e veshtakë, e të rregjun nder shqyrtime e
hetime. §.1096. Pritëtarët do të jenë prej asish, qi gjygji
i kà niefë per Poronikë. §.1097. Si s'a'kanû, qi kapucari të dalë çiltas,
ashtû kà tager kapucari me lypë me emen disà prej Poronikësh, të cillvet u
xên besë mâ fôrt sè nuk e qesin. §.1098. Parase të fillojn me bâ hetîme, Pritëtarët
do t'a vêjn në bé kapucarin, qi do të kallxojë drejt, pà krahambajtje e pà
mllef. §.1099. Mje në tri lagje Pritëtarësh mùnd t'a
shqyrtojn kapucarin. §.1100. Gjithsà herë të flasin Pritëtarët me
kapucarin, msheftas do të flasin. §.1101. Po thà kapucari, sè ajo gjâ e vjedhun âsht
shitun, Pritëtarët do të dergojn gjin den per
hetime. §.1102. Po thà kapucari, sè gjaja e vjedhun
âsht pré, Pritëtarët do të lypin nji shêj prej tij, bj.fj. nji copë lkurë,
brynat, a ndonji gjymtyrë tjeter. §.1103. Si të tumiren diftesat e kapucarit prej
Pritëtarvet, mohimet e cubit a të gjaksit, edhèpse të rrêjshme, nuk mùnd
t’i ndalin kush deri tê beja: por Porota kà tager me i ndalë doren e mos
me e lânë me shkue në bé të rrêjshme. §.1104. Po duel kapucari i dyshuem faqe Pritëtarvet,
tuj kênë ky në të drejtë, e duel edhè e kapi per krahi cubin a gjaksorin,
kpucët i kà të preme 500 grosh mié në 1500 grosh. §.1105. Pritëtarët do të bâjn bé mos me qitë
kapucarin per të gjallë, posë sè në dashtë me dalë
vetë NYE I
NJIQINDEKATERDHETETETËT. Burrat e Malevet të Shqypnis në
kuvend. §.1106. Kuvendi âsht nji bashkim fisit a fisesh me
Krenë, Pleq, Sterpleq e Vogjli a Djelmni të dheut, qi kanë qellim me rrahë
ndonji çashtje a me lidhë ndonji besë. §.1107. Kuvendet bahet pjesnisht a edhè
pergjithsisht. §.1108. Kuvende të pjesshme jânë ato të katundeve,
në të cillat mârrin pjesë Pleq, Sterpleq e Vogjlija e njij
katundi. §.1109. Të pjesshme thirren edhè ato kuvende, në
të cillat bashkohen të gjith Pleqt e Sterpelqt e Vogjlija e Fiseve të
ndryshme qi sundohen prej njij
Kreut. §.1110. Kuvende të pergjithshme jâné ato, në të
cillat bashkohen Pleq, Sterpleq, Vogjli me Krenë e me Derë të
Gjomarkut. §.1111. Nder kuvende, gjygje e peshime mârrin pjesë: a) Dera e Gjomarkut t'Oroshit, b) Krenët e fisevet, c) Pleqt e fisevet e të katundevet, d) Sterpleqt e fiseve e të katundevet; e) Djelmnija e Vogjlija e të gjitha fisevet; f) Kasneca fisesh, g) Giobtarë. NYE I
NJIQINDEKATERDHETENANDËT. Vende
kuvendesh. §.1112. bashkime kuvendesh mbahen a nder oborre
Kishësh, a nder rrenime të vietra faltoresh, a në zemer të
vendit. 1. Mirdita në Sh.Pal a në Grykë
t'Oroshit.
2. Lura tu Kisha në katund të vjeter.
3. Thkella tu Kroni i Fikut në Perlatai.
4. Matia në Lis. 5. Malsija e Lezhes (Zhuba) në
Molung, ké Dardha
Kerbucë.
6. Dibra ?
7. MaIsija e Krues në bendë.
8. Malslja e Tiranës në Martanesh.
9. Malslja e Elbasanit? 10. Laberila
(Arbërija)? 11. Arbënija në
Larushk. 12. Kurbini në Djerr të Selitës, në
Laç Sebaste. 13. Luma në Bicaj. 14. Hasi ? 15. Malslja e Gjakovës tu Vorret e
Shalës. 16. Dukagjini në Koder të Shen
Gjergjit (Shosh). 17. Puka tu Qyteti i
Pukës. 18. Postripa në Qytet tu Xhamija
(Drishte). 19. Mbishkodra tu Kisha e
Brigjes Rapshë. 20. Kelmendi në Qafé të
Berdelecit. 21. Capa (Zadrima) në
Dajç. Nikaj në Merteur tu Kisha e Nikajvet.
Merteur e Krasniqe tu Blîni i kuvendit (Selîmaj). §.1113. Burrat e bashkuern në kuvend rrijn në gjymës
rrethit: ashtû qi të mùnd të shofin shoqi shoqin e po u thirr kush. të két
shteg per me u dukë nder Krenë e Pleq. §.1114. Burrat e dheut në kuvend rriin
t'armatisun. §.1415. Sà te jené në kuvend burrat e dheut, s'kà
tager kush i huej me u perzie nder 'ta. §.1116. Nder gjygje e peshime Krenët e Pleqt rrijn
në vedi e Vogjlija në vedi. §.1117. Krenët e Pleqt rrijn në kuvend mbas prijet
e tagrit. §.1118. Në kuvend, sà të flasë niani, t'jerët do të
ndigiojn e të heshtin. §.1119. Çashtjet e vogla e të kapmet, qi kà katundi
shoq me shoq, Pleqt e katundit bashkë me Sterpleq e Vogjli kan tager me i
zhgarkue. §.1120. Çashtjet e randa, qi i perkasin njij fisi
mbarë, do të peshohen e do të pleqnohen prej Krenvet të fisit bashkë me
Pleq, Sterpleq e Vogjli. §.1121. Çashtjet, qi i perkasin njij krahine mârrë ‑
ase shtetit, ‑ do të peshohen nder kuvende të pergjithshme: "burrë per
shpi". §.1122. Fiala e randë nuk bahet në
kuvend. §.1123. Kanûja s'bân qi të shahet kush në kuvend, po
bani kush két pûnë, do të giobitet mjé në 5 desh. §.1124. Po i thà kush kuej, se rréné ne kuvend, do
të giobitet mjé në 500 grosh. §.1125. Po i a shkrepi kush kuej armen në kuvend,
shpija i digjet e siellsi i armés grihet kuvendisht e shkon
gjakhupës. NYE I
NJIQINDEPESËDHETËT. Dera e Gjon
Markut. §.1126. Dera e Gjomarkut âsht themeli i
kanûs. §.1127. Xen kryet e vendit në çdo vend e
kuvend. §.1128. Nuk mùnd të leçitet. §.1129. Nuk mùnd të sodumet. §.1130. Nuk mùnd té xieret prej
vendit. §.1131. Pertei kësaj Dere s’kà vazhdim
çashtjesh. §.1132. Ka tager me mledhë krenë e Vogjli në rasë
të kuvendevet të pergjithshme. §.1133. Sà herë t'a lypë nevoja kà tager me derdhë
kasneca per të grishun të dheut "burrë per shpi" e me i mbledhë në
Sh.Pal. §.1134. Në çdo gjygj a pleqni kà tagrin e fjalës së
kputne. §.1135. Ka tager me sodumë e me xjerrë prei
vendit. §.1136. Ka tager me dnue per dekë: "kortarët jânë
të fisevet, kryet âsht të Gjomarkut". §.1137. Ka tager me i a hjekë prijen a parin atii,
qi të xéhet në hjeksi e tradhti të vendit. ‑Porse nuk mùnd t’i epet kuei
jashta vllaznijet, tu kênë trashigim
plangçuer‑tagruer. §.1138. Ka tager pjese në çdo
giobë. §.1139. Ka tager mbi 500 grosh per çdo
vrasë. §.1140. Para sè të dalë me krenë e Vogjli të
fîsevet, per zbatim të kanûnevet ndeshkimore, do t'a shtrojë pengun, e po
u gjet në ndonji fâj, do të pergjegjet si mbas
kanûnit. §.1141. Do t’i vêhet giobës si çdo
nenshtetas. §.1142. Kur del per paitim të dheut, kà tager mbë
"Razogj" (dy hae bukë). §.1143. Po u lyp per Poronik cillido i kësaj Dere,
xêhet per 12 të panjehun. §.1144. Kur të dalë n'ushtri, kà tager prije e
urdhnimi. §.1145. Per faje, qi j'âne per une zjarmi, edhè két
Derë e perket lima (sà me bâ shêj). NYE I
NJIQINDEPESËDHETEPARË. Krenët e
fisevet. §.1146. Krenët jânë të parët e fiisevet.
§.1147. Krenët jânë me plang. §.1148. Sè i cilli krye kà tager mbi fis të vet:
"Kortarët jânë të fisevet, kryet âsht të
Giornarkut". §.1149. Nder gjygje e pleqni mbrenda i rrethit të
njîj kreut, nuk mùnd t’i perzihen krenët e fisevet
tjera. §.1150. Kreu i fiisit, bashkë me Pleq e Vogjli të
vllaznive kà tager me mbajtë kuvende me lidhë besë, me bâ gjygie, me
giobitë e me leçitë. §.1151. Kreu i fisit nuk mùnd të paditet nder krenë të fisevet tjera e nuk mùnd t'a ngushtojë kush per gjygie e pleqni të bame. §.1152. Kreu i fisit nuk mùnd të bajë vendime a
pleqni mbi vendime të kanûnit. §.1153. Po bani kush vàj mbë krenë, këta do të
peshohen pre j PIeqvet e Vogjlis së vendit, a edhè prej Deret të
Giomarkut. §.1154. Kreu i njij fisi s'kà tager me djegé, me
sodumë, me gri, me xierré prej vendit. Lypet Dera e Glomarkut me krenë e
Vogili të fisevet tjera. §.1155. Per të giobitun e të leçitun të njij kreu,
mjaftojn Pleqt. Sterpleqt e Vogiliia e fisit. §.1156. Me u çue kush prej VogjIijet e me vrà ndonji
prej krenësh a Gjiomarkajsh, bjen në gjak si per vrasë të çdo
njerit. §.1157. Kreu i fisit, si çdo njerl prej Vogjlljet,
mùnd të giobtet, mùnd të digjet, mùnd të leçitet, mund të sodumet, mùnd të
grihet é mùnd të xieret prej vendit. §.1158. Kah pronet e pasunija, kje në fushë, në
bjeshkë e në vrri, do të shikjohet tagri plangçuer i sè të
cillit. §.1159. As dera e Glomarkut, as krenët e fisevet e
as Pleqt e katundevet s'munden me pasë ndonji tager mbi gjâ e pasuni të
tjervet. §.1160. Vogjlija e fisevet s'i kà detyrë as kreut e
as Derës së Gjomarkut të dhetë e telozen. Oroe: Krenët (Flamurtarët) e Malsis së Glakovës: Nikaj, Mertuer, Gash e Krasniqe., kàn tager mbi nii rend t'ujit (vadë) prej kujrijet, posë atij, qi kàn si çdo shpi. NYE I
NJIQINDEPESËDHETEDYTË. Pleqt e
katundevet. §.1161. Sè i cilli katund kà Pleqt e
fisit. §.1162. Pleqt e katundit kàn tager me mbledhë
katundin në kuvend. §.1163. Pleqt e katundit nuk kan tager me giobitë
as me leçîtë kend, pà pelqim të Sterpleqvet e të
Vogjlis. §.1164. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej zyrevet të katundit, as prej angarijet e prej punve të
perbashkta. §.1165. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej
ushtrijet. §.1166. Me rà në faj Plaku i katundit, do t’u a
shtrojé pengun Sterpleqvet e Vogjlis. §.1167. Po i u randue katundi me Pleq ndonjij fisi,
Plaku i të randuemit kà tager me e mprojët edhè me krenë të fisevet
tjera. NYE I
NJIQINDEPESËDHETETRETË. Sterpleqt. §.1168. Sterpleqt mbajn anen e
Vogjlis. §.1169. Sterpleqt kàn tager me çue zanin, kùr të
shofin sè po randohet Vogjlija me gjygje e pleqni kundra
kanûnît. §.1170. Sterpleqi bashkë me Vogjli a Djelmni fisesh
jânë giobtarë. NYE I
NJIQINDEPESËDHETEKATERT. Giobtarët. §.1171. Giobtarë thirren ata, të cillt nemen
të kuvendit mbarë reshten në vath të gjâs së të giobitunit, per të mârrë
aq krenë desh a qe si mbas të premes së gjygjit të krenvet, të Pleqvet, e
të Vogjlis. §.1172. I zoti i vathit nuk guxon me i ndalë giobtarët qi mos t’i hijn në vath. §.1173. Po bani két pûnë, burrat e kuvendit dynden
të gjithë edhè i brumbullaksohen në derë. §.1174. Po bani sè bani flalë i zoti i gjâs, kàn
tager me i a shtue gioben. §.1175. Giobtarët zgiedhin vetë desh e qe per giobë e i zoti i gjâs nuk mùnd t’i ndalin. NYE I
NJIQINDEPESËDHETEPESËT. Zani i vogjlis nder
gjygje. §.1176. Po s'i pelqej Vogjlija të dâmet e krenvet e të
Pleqvet, kàn tager mos me u ndej ënë 'to. §.1177. Krenët e Pleqt do të vêhen rishtas në
peshim të punvet. §.1178. Po e tumiren gjygiin e krenvet e të Pleqvet
Vogjlija, kanû âsht qi të bertasin njij zani: "kamba e huej, kaptinat
t’ona". NYE I
NJIQINDEPESËDHETEGJASHTËT. Leqija. §.1179. Me leçitë, me gojë të kanûnit, don me
thànë: me dà, me lânë mbas dore e me shkepë njij shpi, tuj i a hiekun çdo
tager, hir e nderë, si kah katundi, si kah Flamuri. §.1180. Katundi kà tager me leçitë, por jo me
xjerrë prej vendit. §.1081. Kapucari do të két kpucët e veta permbas të
folmevet të zot’t të gjâs se vjedhun a të giakut të
hupun. §.1182.
Me djegë, me sodumë
e me gri s'kà tager as katundi pà flamur e as flamuri pà katund.
§.1183. Rasët per me leçitë kend
jânë: a)
Kur
mos të duei kush me u lidhë me besë me katund a flamur,
b)
kùr të
shes kush katundin e vet me hieksi e trathti, c)
kùr
t’i pervaret kush njij gjygjit a vendimti të folun kuvendisht prej
katundit a flamurit; d)
kùr të
bajë kush ndo'i faj të dhûnshem në katund, në flamur a jasht këtyne e mos
t’i shtrohet gjygjit, e)
per
dhûnë të barne jashta katundit a flamurit, po s'u gjegj fajtori me shtrue
pengun në katund e në flamur të vet, këta hjekin dorë prej 'tij, tuj u a
lânë shtegun të lirë gjithnjatyne, qi kjahen mbë'të të bâjn shka të duen
me 'të. §.1184. Po nguli katundi edhè i a ndali doren
flamurit në të djegun a në të sodumun të njij faqeziut, qi vrugnoi
katundin a Flamurin me ndo'î dhûnë teper të shemtuerne, flamuri kà tager,
a me leçitë at katund, a me mbledhë flamurt tjerë, per me e prû në
mend. §.1185. Po e là veç me të leçitun, as merr e as nep
me 'të, mié qi t'i shtrohet gjygjit e giobës. §.1186. Si t’i a shtrojë pengun flamuri katundi i
pervarun, flamuri e giobitë mbas peshimit të
fâjit. §,1187. Shpin e fâjtorit e djegin, esodumin me
bîmë e me dhé, e shkaktarin e fâjit të dhûnshem e grijn kuvendisht me
gjakhupës e robët i a xjerrin prej vendit. §.1188. Po kje mbrapshti teper e dhunshme e
sherntueshme, posë të diegunit, të sodumit, të grimunit e të xjerrunit
prej vendit, flamuri edhè Shpin i a pret. §.1189. E premja e shpis âsht, kùr ti zhgulin gurët
e kater skepeve të shpis per rrâzë, themelit. ‑ Kjo bahet, mbasi të digjet
shpija. §.1190. E premja e shpis në kanû shenjon, sè
gjindj a e asaj shpij e j ânë të xj errun prej vendit me lang e plang
e pergjithmonë, e perkrah flamuri xêhen të dalun
fare. §.1191. Pasunija e tundshme u bahet giobë e e
patundshmja do të jesë zmojle (djerr), per kullosë të
flamurit. §.1192. Me të leçitun nuk mundet kush i katundit me
marre e me dhânë; e, po muer e dha kush, jét i leçitun edhè aj e bjen
n'ato ndeshkime si i leçituni. §.1193. Trajta e të leçitunit âsht njikjo: "Me dà
kend per mort e per gjellë". ‑ "Me leçitë kend per mort e per darsem e per
uhàn e miellit". NYE I
NJIQINDEPESËDHETESHTATËT. Zjarmi, të sodumt e të
grimunt. §.1194. Digjet, sodumet, grihet katundisht xieret
prej vendit me lang e plang: a) aj, i cilli i shpifet në pûnë të randë a
vên dorë a vret Priftin; b) kush vret mikun në besë, grihet,
giobitet, digjet e xieret prej vendit: c) kush vret per fis, digjet, giobitet e
xieret prej vendit d) kush vret mbas pajtimit të gjakut,
digjet, giobitet e xieret prej vendit, e) kush vret "Vra e hup". digjet, giobitet e
xieret prej vendit; f) kush vret gjaksin në besë të vet..
grihet,digjet, giobitet e xieret vendit, g) kush vret të kushrinin, per me u bâ i
zoti î pasunis së tij, grihet, digjet, giobitet e xieret prej vendit,
h) kush t’i lajë mbrendë fajtorët e
Flamurit, digjet, giobitet e xjeret, i) aj fis, qi nuk prin mbë fajtorët,
giobitet e leçitet. §.1195. Po râ kush në ndonji këso fajesh, grihet katundisht, giobitet, digjet, pernët i prehen, kopshti e veshta i sodumen e xieret prej vendit me lang e plang. §.1196. Per Prift të vràm gjaksi xieret prej vendit
per gjithherë e per faje tiera, qi i permendem, xieret per 5‑15
vjetë. §.1197. Unen e zjarmit e spaten nuk mùnd t’i qesë
kush në pûnë (as katundi, as Flamuri e as Dera e Gjomarkut) per posë doret
të zot't të shpis, qi rà në faj. §.1198. Dora e fajtorit do të bajë shêj në të djegun
e në të sodumun, tuj i shqyptue flalët e dokshme: "I mârrsha të ligat
katundit e Flamurit". §.1199.
Po s'u gjegj ky me
bâ shêj me zjarm e askush tjeter i shpis së fajtorit. Plaktu i fisit do
t’i thotë ndokuej, qi e kà fajtorin mâ ngiat e detyra e këtij âsht me
mârrë unen e spaten e me i pri katundit e Flamurit në rrênim, permbas të
cilit katundi e Flamuri marë do të vêjë dorë n'at
rrênirn.
Oroe E djegmja e shpis per çdo vrasë nuk kà kênë:
kjo pûnë kà hi në veprim vonë. ‑ Qeverija tyrke e qiti ne veprim e
kasnecija e sa shpijave të forta, me të zi qi e priti két pûnë. ‑ E
kerkuemja e giakut prej shpis së dorërasit marë nuk kà kênë; két e dishmon
edhè fjala e kanûnit "Giaku per gisht": por, per me mârrë gjakun mâ letas,
e pershin mashkullimin e shpis marë deri të damët zjarmit n'ato 24 orë.
Vende‑vende qiten në pûnë edhè "LEÇIN" e gjakut, tuj pershi vllaznin marë.
Per çdo vrasë shpija e dorërasit do të late giobë, do t'u epte bukë
djelmve e Flamurit e në Mirditë do të late dorërasi 500 grosh Derës së
Gjomarkut. Lakmimi i pares i disà krenve e djelmve të Flamurit në shoqni të Pleqvet i shtuem edhè i rriten disà pûnë, sà per me mbushë kuleten e mullen. NYE I
NJIQINDEPESËDHETETETËT. Lajmtari. §.1200. "Laimtari nuk bân faj, nuk
xêhet. §.1201. Lajrntar thirret aj, i cilli çon ne vend
porosin e derguesit. §.1202.
Lajrntari dergohet:
a)
pre'
n» shpije të veçanët tê tietra; b)
prei
nj ii katundi tê tjetri, c)
prej
niij flamuri tê tjetri. §.1203.
Laimtari bân flalen
e niij shpije, të njii katundi a të nij
flamuri. §.1204. Lajmtari nuk e mêrr pergjegjen mbi vedi as
tê lagja, qi e dargon, as tê lagia, së cillës i dergohet; âsht bajsi
i fjalvet të porosituna. §.1205. Lajrntari do të jét i lirë n'udhë të
vet. §.1206.
Lajmtarit nuk i
xêhet per faj flala e folun, sepsé flet n'emen t'atij, qi e
dergon. §.1207. Lajmtari âsht miku i derguesit e, po e gjet
gjâ sà të jét në két zyre, i pritet mik
derguesit. §.1208. Me u pré lajmtari i njij shpije, pretari
bien në gjak me shpi, qi e dergon. §.1209. Me u pré lajmtari i njij katundi, pretari
bjen në gjak me katund. §.1210. Me u pré lajmtari i njij flamuri, pretari
bien në gjak me flamur, qi e dergon. §.1211. Me u pré lajmtari permbas fjalës së njij
flamurit tjeter, bien në glak flamuri me
flamur. §.1212. Me e pré laimtarin nji 1 katundit të tij, pretari grihet katundisht. NYE I
NJIQINDEPESËDHETENANDËT. Kasneci. §.1213. Kasnec a i lajm thirret aj, i cilli hapë e
lajmon urdhnat e Kretu të fisit a per derë, a prej njij patalokut të
caktuem prej Kreut, prej Pleqsis e prej Vogjlijet. §.1214. Zyra e kasnecis âsht plangçore e
trashiguese. §.1215. Kasneci i fisit do t’i a derdhë zanin e
ftimit mârrë fisit prej Patalokut të caktuem. §.1216. Kasnecat e katundevet do të shkojn per derë, kùr të lypen "burrë per shpi". §.1217. Në çdo rrezik a kercnim kasneci do të
gjindet gati me i dhânë "kushtrim" fisit. §.1218. Kasneci me gjithë shpi âsht i perjashtûem
prej ushtrijet. §.1219. Kasneci 'nuk mùnd t’u mnjanohet punvet e
zyrevet të perbashkta të katundit të vet. §.1220. Edhè në ndollët Kasneci i xânun nder zyre të fisit a të katundit, gjindja e shpis së tij do të dalin në pûnë të katundit. Kanumi Kundra Mbrapshitëvet<<< >>>Shlirime e Perjashtime
|
|