| ||
|
L I B R I I D Y M B D H E T
Ë T . SHLIRIME E
PERJASHTIME. KRYE I
NJIZETËTETRETË. Pjestarët e
perjashtimevet. KRYE I
NJIZETËTEKATERT. Deka. §.1221. Kanûni i Malevet të Shqypnis shliron e
perjashton: I. Kishen: a)
prej
çdo teloznet, b)
prej
dhetimit të tokvet e të gjâs sëgjallë; c)
prej
giobet e çdo ndeshkimit, d)
prej
çdo angarije kah katundi e flamuri, e)
e bân
pjestar në çdo giobë, f)
ndoren
e ndermjetsin i a ruen. §.1222. ‑ Il. Priftin, i cilli:
a)
âsht
jashtûem prej ushtrije, b)
po u
lyp në bé, vehtja e tij xêhet per 24 Poronikë, c)
po
vrau kend, s'ndiqet per giak, prîndja e tij biejn në gjak,
d)
s'ndjekë kend per gjak të
prîndës. §.1223. ‑ III. Krenët e
Flamurit: Pô u lyp per Poronik nii nder Pleq të mdhaj,
vehtja e tij xêhet per 12 Poronikë të paniefun. §.1224. ‑ IV. Kasnecat: Jashtohen prei
ushtrije. §.1225. ‑ V. Farketarët: Jashtolien prej
ushtrîje. §.1226. ‑ VI. Të vorfnin ‑ djalë të vetem, qi i kà
mbetë mbi krye shpija e e âma ‑: âsht i jashtûem pre
ushtrije. §.1227. ‑ VII. Gruen: mos‑pelqimi i saj kah
kanûjà: a)
per
Plak, b)
per
Kapucar, c)
per
Poronik, as beja s'i gjegjet, d)
s’kà
za as vend në kuvend, e)
s'kà
trashîgim as tê prîndja as tê burri, f)
nuk
ndiqet per gjak; h) ndermjetsija s'i
dhunohet. §.1228. ‑ VIII. Virgjinat (femnat, qi veshen si
burrë): S'veçohen prei grash tjera, posë qi jânë të liar me ndêjë nder
burra, porsé pà tager zanit e kuvendit. §.1229. ‑ IX. Deken: Ata, qi kàn deken në shpi, jashtoehn prej
çdo pûne si kah katundi si kah flamuri, si edhè kah të reshunt e ujit të
mullijvet. Ket tager e kàn prej kanûnit per nji javë ditë rresht. ‑ Si të
mbushet java, do tu pergjegien detyrvet si kah katundi si kah Flamuri,
edhè në kjofèt krye a Dera e Giomarkut. §.1230. Kanûni i Malevet nuk bân qi t’i shkaktohet kuej trazim
mbi trazim. §.1231. Kur t'i desë kush njij shpije në katund, per
nji javë ditë rresht ‑ mbas deket ‑ nuk mùnd t’i bzajë kush tê dera per
kurrnji pûnë, qi t'a ketë vendi me e bâ katundisht. §.1232. Jaslitohet me gjith giinden e shpis prej çdo
angarije si kah katundi, si kah flamuri, si edhè prej vijash t'arve e
të mullinit. §.1233. Po desht kush me pritë per "krye shndosh"
perte javen, të presë: porsé krye tetë ditësh kanûja i a don pûritorin me
kênë edhè i Derës së Gjomarkut. §.1234. Si të des kush, do të dergohen lajmtarët,
per me thirré ne mort. §.1235. Tu bâ gjâmë burrnimi, grrishten edhè
tundin krahnorin. §.1236. Grat vaitoin, por nuk
grrishten. §.1237. Porsa të vêjn kamben në katund të të
dekunit miqt, do të vêjn në krye jakzat e
gjurdijavet. §.1238. Kanû âsht me bâ gjâmë mbë të dekunin tri
herësh. tuj persritun fjalen "I mjeri unë!" nandë
herësh. §.1239. Burrnimi nuk bertasin mbë gra, por po i biri
mbë t'âmen e i vllai nbë të motren. §.1240. Kur të niset kush per me shktie në mort, nuk
thotë "Lamtumirë", as i thotë kush "Udha e marë". §.1241. Tuj kalue rrâzë vorresh, pûntorvet, qi
çilin vorrin, nuk u thohet "puna e mbarë!" §.1242. Në kjoshin miq, u shndoshin kryet, kjenë
shokë, u thonë: "a u lodhët, or juni?" §.1243. Si shokët e katundit të të dekunit, si
miqsija, 'si të pijn kafen, kupzen e pshtesin në tokë, tuj thànë: "Zoti ju
dhashët gajret!" ‑ '’Per të mirë" nuk thohet. §.1244. Të treten ditë mbas deket, kushdo qi të
vîjë,lë per "Krye shndosh" si mbas kafjet, si edhè mbas buket thotë: "Zoti
ju dhashët gajret! Per të mirë mbas sodit!" ‑ Nuk thohet: "Ju shtrofèt per
të mirë!" §.1245. Gjâmatarët rreshtohen, tuj perba gjymës
rrethit me ftyrë kah i dekuni. §.1246. "Perejellsat me të dekmin nuk mùnd t’i
kaloin kuej per derë, posë në kjofët udha e madhe a udhë
katundi". §.1247. Tuj dredhue prej vorresh, s'do të ndalet
kush n'udhë, por do të shkoië fill në shpi të të
dekunit. §.1248. Si të mbrrijn n'oborr, u dalin perpara
shokët e shpis së të dekunit, u mbajn armët, u qesin ujë duervet pà hi në
shpi e u prijn ké treveza, per me hànger Drekë. §.1249. Pa krye së hàngermit të gjith, nuk do të
ngrehet kush prej buke. §.1250. Si të çohen prej buke, do të dalin jashtë të
gjithë e lain duert para derës së shpis në shekë, e cilla do të gjindet
plotë me ujë. §.1251. Miqt, qi grishten ftyre në dekë të mikut nuk
do t’i lain faqet e pergjakuna as në shpi, as në katund të të dekunit e as
per udhë, por ,si të mbrrijn në shpi të vet. §.1252. Zija per të dekun të shpis (per burrnim, por
jo per gra.) do të mbahet nji vjetë. §.1253. Per fmi nuk mbahet
zija. §.1254. Zija hiqet a per ndo’i të kreme, qi lutet me
miq, a per ndo'i ditë të motmotit. §.1255. Në drekë do të gatuej bukë grueja e
vêjë. §.1256. Grueja me burrë nuk mùnd të gatuej në drekë,
as me qitë ujë duervet, as me qitë raki e as bukë me
thye. §.1257. Po ju desht grues me burrë të gjall me
gatue në drekë, në darsem nuk mùnd të gatuej. §.1258. Grueja e vêjë nuk mùnd të gatuej në
darsem, as nuk mùnd të qesë ujë duervet, as raki, as me thye bukë, as me
veshë e me i u afrue nuses. §.1259. Me ardhë në shpi të prîndes në pasi bija e
martueme e me dekë aty n'at kohë, drekët do t’i bajë prîndja. Të prishunat
e drekvet do t’i bajë shpija e prîndës e jo e
burrit. §.1260. Po u dha ndo'i ndimë shpija e mikut, kjo
xêhet nderë në kanû, por jo detyrë. §.1261. Me u çue prîndja e me bajtë trupin e dekun
të së bîs së vet në shpi të burrit, katundi e giobitë per at siellje
shnjerzimi. §.1262. Né, rrios pasët me sè me shti në dhé të bin
e vet prîndja, vllaznija e fisi do t’i apin uhà. §.1263. Të prishunat e uhat e drekvet do të lahen në
krye të mojit, 'si të hîjë i dekuni në dhé, e nuk mund të shtyhen
pertej. Kanuni
i Pleqnis<<<
>>>Fundë
|
|